Shëngjin – Bllokohen 3 “Jet ski”, ndëshkohen me masë administrative drejtuesit e tyre

📌 Policia Kufitare Shëngjin

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik, kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, 3 mjete lundruese “Jet ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim.

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski”.

Në vijim të veprimeve, 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, bazuar në ligjin Nr. 127/2020, neni 14, pika 1, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre.

Policia Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, si dhe duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme për të krijuar një ambient sa më të sigurtë , dhe në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112📞, për çdo rast nevoje për ndihmë, si dhe të denoncojnë në këtë numër dhe në Komisariatin Dixhital📲 çdo rast paligjshmërie.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻‍️👮🏼
#tëvendosurkundërkrimi✅
#24/7nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻‍️👮🏼🇦🇱