Shërbimet e Komisariatit të Policisë Selenicë në bashkëpunim me forcat e tjera të Policisë së Vlorës dhe ato të FNSh-së, në vijim të kontrolleve dhe krehjes së zonës duke përdur dhe qenin e gjurmës në lidhje me ngjarjen e Selenicës, kapën në flagrancë shtetasin S. R., 27 vjeç, banues në fshatin Vajzë të Selenicës.
27 – vjeçari i cili mbante me vete një armë zjarri automatike me municion luftarak, u kap afër malit të Beunit, të fshatit Matogjin
Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në shtetin grek.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.