Selenicë/Ndezi zjarr në fshatin Drashovicë, vihet në pranga 43-vjeçari

Selenicë/Ndezi zjarr pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij në fshatin Drashovicë, si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe me ullinj dhe u rrezikuan bagëti të imta, vihet në pranga 43-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë bënë ndalimin me iniciativë dhe referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin:

E. B., 43 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

‍♂️ Strukturat e Policisë në të gjithë territorin e qarkut të Vlorës vijojnë intensivisht punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo autori të zjarrvënieve.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënie ose paligjshmërie tjetër, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112 ✅