Sarandë – Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjes së pronës, arrestohet autori

Sarandë/ Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjes së pronës, të kryera në qytetin e Sarandës.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, si dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në hetimet e kryera dhe provat e siguruara, vunë në pranga shtetasin:

E. Z., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas, më datë 31.10.2024, në rrugën “Abedin Dino”, ka vjedhur një çantë krahu nga automjeti i shtetasit S. M., ndërsa më datë 30.10.2024, në të njëjtën rrugë, ka vjedhur 2 celularë nga automjeti i shtetasit A. Sh. Gjithashtu, dyshohet se më datë 29.10.2024, ka vjedhur disa produkte në një supermarket në lagjen nr. 4.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.