Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. O., 30 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
•Shtetasi G. O, në bashkëpunim me shtetasin S. Ç,( i cili është vënë në pranga nga Policia në muajn Korrik) janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike kanabis të konstatuara në datën 09.07.2020, në vendin e quajtur “Dërmish”, Finiq.
•Gjithashtu ky shtetas dyshohet se në datën 05.11.2020, ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh në banesën e një shtetaseje në Finiq.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.