Sarandë/Tregtonin lëndë piroteknike dhe mallra të kontrabanduara, në subjektet e tyre, procedohen penalisht 3 shtetas.
Sekuestrohen fishekzjarrë, kapsolla dhe mallra të tjera të kontrabanduara.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve për të evidentuar subjektet që tregtojnë fishekzjarrë dhe lëndë të tjera piroteknike, kanë evidentuar 3 subjekte të tilla, në qytetin e Sarandës, konkretisht:
Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të shtetasit M. H. u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (kapsolla dhe fishekzjarrë).
Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 supermarkete, në pronësi të shtetasve L. M. dhe I. M., u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (fishekzjarrë) dhe produkte të tjera ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan marerialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. H., 52 vjeç, banues në Delvinë, L. M., 31 vjeç dhe I. M., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.