Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po ndërtonte pa leje, në lagjen nr. 1, Ksamil, kanë ushtruar kontroll në zonë.
Gjatë kontrolleve, u konstatua se shtetasi B. S., po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, një objekt, në tokë publike.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.