Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Sarandës ka goditur një rast kultivimi dhe si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
O. Z., 21 vjeç dhe M. L., 26 vjeç, të dy me banim në Tiranë.
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi L. A., 33 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë dhe po punohet për kapjen e tij.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të 50 kubikëve me bimë narkotike të llojit cannabis sativa, në vendin e quajtur “Qafa e Butrintit”, Sarandë.
—-
Gjithashtu, Policia ka vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim K. J., 27 vjeç, banues në Sarandë.
Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe ndalimin e 27-vjeçarit, në një nga rrugicat e lagjes nr. 1 Sarandë, pasi Gjykata e Sarandës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.