DVP Fier
Roskovec/I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke në fshatin Jagodinë, procedohet penalisht autori i dyshuar.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin V. L., banues në Durrës, pasi në fshatin Jogodinë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore dhe disa koshere bletësh, në pronësi të shtetasve L. R., S. Ç. dhe N. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
—
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. S., 48 vjeç, banues në Ballsh, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi në fshatin Dukas, në automjetin furgon tip “Benz”, ka goditur me grushte drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin Sh. K.
—
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 30 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Në datë 27.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi E. A., 71 vjeç, banues në Selishtë, Fier, se ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin M. S., 32 vjeç, që prej datës 08.05.2022. Po punohet për gjetjen e 32-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.