Rinas – Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve të imtësimshme evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për transfertë të paligjshme të parave.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 18500 euro.

Procedohet penalisht 46-vjeçarja, poseduesja e shumës së eurove, për veprën penale Penal “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit.

Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.

Në përfundim të veprimeve shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.