Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqet një drejtues mjeti i cili përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe pa vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë që punonjësi i Policisë e konstatoi por nuk i vendosi masë administrative në përmbushje të detyrave funksionale, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor I. Ç., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë.
Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë duke i garantuar për reagim të menjëhershëm.