Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqen disa persona duke u konfliktuar në qytetin e Peshkopisë, ju informojmë se:
Më datë 02.09.2022, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin shtetasit M. Z., S. Z, dhe S. H., ku ky i fundit gjatë konfliktit ka thyer xhamat e biznesit të shtetasve të lartëpërmendur.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë ku është bërë shoqërimi i personave të përfshirë në konflikt dhe kqyerja e vendit të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal për shtetasit M. Z., 46 vjeç, S. Z., 17 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, dhe për shtetasin S. H., 44 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim prone”.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.