Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në televizionin Top Channel, për një 17-vjeçar nga qyteti i Lushnjës që shantazhohej në rrjete sociale, nga një shtetas me banim në Shkodër, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Statcionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë rast, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit S. H., 21 vjeç, banues në fshatin Vrakë, për veprat penale “Përndjekja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Për dokumentimin ligjor të këtij rasti, është bashkëpunuar dhe me strukturat e DVP Fier.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.