Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë

Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, bëjmë me dije se:

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë identifikuar drejtuesin e automjetit, shtetasin F. N. Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 10 të nenit 141, në pikën 16 të nenit 146 dhe pikën 2 dhe 3 të nenit 139, të Kodit Rrugor, ai është ndëshkuar me masën administrative 56 000 lekë, dhe i janë zbritur 10 pikë nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.