Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër
Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi P. N., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, (gazetar), i cili pretendon se është kanosur dhe kërcënuar nëpërmjet rrjetit social “WhatsApp”, për shkak të detyrës nga shtetasi J. M., menjëherë kanë reaguar duke shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shtetasin J. M.
Nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, po kryejnë veprimet procedurale dhe do të referojnë materialet në Prokurori ku do nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Fushëbardhë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër është tërësisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së çdo gazetari dhe qytetari të qarkut Gjirokastër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe konform ligjit.