Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Në lidhje me dy video të postuara në rrjete sociale, për 2 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ju informojmë se:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesit e këtyre 2 automjeteve dhe kanë vendosur për secilin prej tyre masën administrative 10 000 lekë të rinj, bazuar në pikat 16 dhe 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.