Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një foto të postuar në rrjetin social “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet i Policisë i parkuar në rrugëkalimin e këmbësorëve, në rrugën “28 Nëntori”, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur drejtuesit të automjetit, shtetasit A. Q., masën administrative 3000 lekë të rinj, bazuar në nenin 156 të Kodit Rrugor.

Ndërkohë ndaj punonjësit të Policisë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar ecurinë disiplinore.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan falënderon dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjës policie si dhe të çdo paligjshmërie tjetër duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm konform ligjit.