Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një video të postuar në portalin online “JOQ Albania”, ku shfaqet një shtetas i mitur i cili shprehet se dhunohet nga njerku i tij, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin S. K., 51 vjeç.

Gjithashtu, për rastin në fjalë, janë pyetur dy të miturit që shfaqeshin në video, si dhe nëna e 13-vjeçarit, shtetasja E. Q., në prani të punonjëses sociale dhe psikologes.

Pas intervistimit dhe komunikimit me Prokurorin, u procedua penalisht për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon dhe fton median dhe qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit.