Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas duke dhunuar një të mitur, ju informojmë se:
Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë identifikuar dhe arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin Sh. D., 52 vjeç, banues në Durrës (babai i shtetasit të mitur).
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton median dhe qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri, dhe i garanton ata për anonimati të sigurtë dhe reagim të menjëhershëm konform ligjit.