Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Stop”, për dhunimin e një shtetaseje nga Bulqiza nga bashkëjetuesi i saj dhe punonjësi i Policisë që ka kontaktuar fillimisht nuk ka reaguar menjëhere për rastin, ju informojmë se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë Inspektor D.D., me detyrë Ndihmësspecialist në Zyrën e Informacionit, në Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale në DPPSH ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë, bazuar në nenin 121, të Ligjit 82/2024, për Policinë e Shtetit, për punonjësin D.D., si dhe ndaj të gjithë zinxhirit komandues në këtë Komisariat.

Për të kryer një hetim sa më të plotë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e menjëhershëm të këtij punonjësi nga strukturat e Komisariatit të Policisë Bulqizë.

Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën dhe i fton të denoncojnë çdo rast të ngjashëm dhe paligjshmëri duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.