Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat
Në lidhje me një foto të publikuar në portalin JOQ, përmes së cilës pretendohet se një shtetas, në zonën e Skraparit, ka bllokuar rrugën që të çon tek monumenti i mbrojtur kulturor “Ura e Zabërzanit”, ju informojmë se:
Për këtë rast, Komisariati i Policisë Skrapar ka marrë një kallëzim nga përfaqësues të bashkisë Skrapar. Në vijim, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin D. S., 67 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Vetëgjyqësia”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.