Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Lezhë – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: A. Gj., 44 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të këtë vjedhur disa vegla punë në firmën ku ishte punësuar. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. R., 32 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi V. L., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur, në masën 1.03 mg/l. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme
Durrës – Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit: B. N., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjyakata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”; E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin R. M., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Golf”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. Z., 81 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor; S. L., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Kapshticë – Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit. Shtetasi P. L., 29 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Maqedonia, drejt Greqisë. Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë shoqëruar 29-vjeçarin P. L., për veprime të mëtejshme.
Vlorë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin R. SH alias J. O., banues në Vlorë. Ky shtetas, më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Më parë në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga nga Policia shtetasi K. M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Elbasan – Finalizohet operacioni policor “Banesa e fundit”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Elbasan, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave. Vihen në pranga 5 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një banesë në Elbasan. Nga hetimet janë zbardhur dhe 4 raste të tjera të vjedhjes në banesa dhe lokale, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të vidhnin në një banesë në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, u organizua dhe u finalizua më sukses operacioni policor i koduar “Banesa e fundit”. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. Ll., 33 vjeç, B. M., 19 vjeç, I. T., 19 vjeç, E. B. 18 vjeç dhe B. Rr., 18 vjeç, banues në Elbasan. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në mesnatë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit P. S., në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan. Nga veprimet e kryera rezulton se këta shtetas dyshohen se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet në pronësi të shtetasit B. Rr., me të cilin këta shtetas kryenin vjedhjet, si dhe një mjet prerës thikë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
DVP Berat – Skrapar/Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin S. D., 22 vjeç, pasi u kap në flagrancë, në Malin e Tomorit, me një automjet të ngarkuar me pllaka guri dekorativë që dyshohet të jenë nxjerrë në mënyrë të paligjshme në Malin e Tomorit. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit. Berat/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 62 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Ishull, Lezhë – Vijojnë kontrollet nga Policia e Lezhës, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. U konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, ndëshkohen me masë administrative, administratorët e 2 lokaleve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Ishull, Lezhë, 2 subjekte që po vijonin organizimin e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit G.U., banues në Ishull Lezhë dhe N. P., banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
Klos/Mat – Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy familjeve, për motive pronësie. Ushtruan dhunë fizike gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (motër e vëlla). Shërbimet e Postës së Policisë Klos, pas njoftimit të marrë së në fshatin Bërshi, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit po ushtrohej dhunë fizike, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve N. D., 45 vjeç dhe S. S., 49 vjeçe (motër e vëlla), banues në fshatin Bërshi, bashkia Klos.
Shtetasi N. D, e shtetasja S. S, janë konfliktuar për motive pronësie dhë më pas kanë goditur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre shtetasve H.D, dhe Xh.D, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Devoll – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. P., banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë, ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me sëpatë djalin e tij, shtetasin R. P., banues në fshatin Sul, Devoll. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”. Pogradec/Informacion paraprak – Më datë 26.07.2021, në mesditë, në fshatin Kalivaç, Pogradec, në banesë, dyshohet se ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasja D. H., 29 vjeçe, e cila për pasojë ka marrë djegie të shumta trupore dhe aktualisht ndodhet në Spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Klos, Mat – Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L. Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit. Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë). Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Y. L Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 252 shtetas, konkretisht: 13 janë ndaluar, 75 janë arrestuar në flagrancë dhe 163 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 12 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 19 raste, me 12 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 28 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”, 7 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 14 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja për shkak të rrethanave familjare”, me 2 autore të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 17 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 10 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 30 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 24 raste: 5 raste me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 19 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 6 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 8 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të shkatërrimit të pronës, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Trafikimi i mjeteve të motorike”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, me 2 autorë që autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të “Fshehja e të ardhurave”, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të “Prishja e qetësisë publike”, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Pushtim toke”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të armëmbajtjes pa leje, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Përndjekja”.
Janë evidentuar 3 raste të “Vetëgjyqësia”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për korrupsion aktiv.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 24 të tjerë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për kundërshtim të punonjësit të policisë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 2 të tjerë për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 11 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 16 aksidente, me 3 viktima dhe 19 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.