Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse. Bien në prangat e Policisë dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. A., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak; G. Gj., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit M. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. •Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë – Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 24-vjeçari. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ë. H., 24 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë kapur këtë shtetas, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksëagen”, me të cilin po transportonte për në qytetin e Bilishtit, Devoll, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin e kufirit në drejtim të Greqisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Pogradec – Drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe posedonte një sasi me lëndë narkotike kanabis, vihet në pranga 46-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. Th., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytetin e Pogradecit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Mazda”, të cilin ky shtetas e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse hashashi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 180 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 45 janë arrestuar në flagrancë dhe 127 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 18 raste, me 13 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 20 raste, konkretisht: 7 raste të “Kanosja”, 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 9 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 13 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 25 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 30 raste: 5 raste me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, si dhe 25 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 10 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të shkatërrimit të pronës, me 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve të motorike”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, me 2 autorë që autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të “Fshehja e të ardhurave”, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Vetëgjyqësia”, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë
Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Është proceduar penalisht 1 shtetas për “Falsifikimi i letërnjoftimeve”, 1 për Falsifikimi i vulave” dhe 1 tjetër është proceduar për ‘Falsifikimi i dokumenteve”.
Janë evidentuar 10 raste të “Pushtim toke”, në zonat bregdetare, me 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Pushtim toke”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë. Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe 1 shtetas, për ‘Goditje për shkak të detyrës”.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe 2 të tjerë “Organizmi i lotarive të palejuara”.
Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 11 aksidente, me 1 viktimë dhe 11 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.