Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. S., 34 vjeç, A. S., 29 vjeç (vëllezër) dhe D. K., 21 vjeç, pasi në 3 ambiente në pronësi të shtetasve G. S dhe A. S., përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular në pronësi të shtetasi të lartpërmendur ku gjatë kontrollit të tyre u konstatuan faqe për vendosjen e lojërave të fatit. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: J. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis; O. B., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. S., 29 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. T. Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Më datë 12.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet si autor i ngjarjes së ditës së djeshme për zjarrvënien e mjetit në pronësi të shtetasit R. Gj., ku ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Më datë 12.06.2021, në fshatin Dritas, duke rregulluar shkarkimet e ujërave të çatisë, aksidetalisht ka rënë nga lartësia shtetasi A. B., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër – Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke ndihmuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohet një automjet dhe një aparat celular. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. Gj. u kap në vendin e quajtur “Ura e lumit” duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Mirditë/Informacion paraprak – Më datë 14.06.2021,rreth orës 04:25, në fshatin Rreth i Epërm, Mirditë, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M. N., 71  vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Korçë – U kapën duke kryer ndërtime pa leje, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim pronari i ndërtesës ku po kryheshin punimet. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Voskopojë, Korçë, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve I. K., 45 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, F. K., 44 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë dhe E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, të cilët u kapën duke kryer punime në këtë objekt. Gjithashtu u shpall në kërkim pronari i ndërtesës, shtetasi A. Sh., banues në Tiranë, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se nuk dispononte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Informacion paraprak – Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e përdorimit të tepërt të lëndëve narkotike. Vijon puna për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.

DVP Dibër – Plan operacional për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë gjatë fundjavës. Ndalohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Zbardhet dhe dokumentohet 1 vjedhje banese e ndodhur më parë, ndalohen 2 autorët e dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore procedohen penalisht  2 shtetas për “Prerje të paligjshme të pyjeve”. Procedohen penalisht dhe 2 Inspektorë Pyjesh për “Shpërdorim detyre”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat  u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i vjedhjes së një banese  dhe ndalimi  i shtetasve: D. B., 22 vjeç,  S. B., 26 vjeç banues në Peshkopi. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me një tjetrin, në fshatin Laçes, kanë vjedhur banesën e një  55-vjeçari. Vijon zbatimi  i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë  proceduar penalisht shtetasin A. K., 47 vjeç, pasi është konstatuar duke transportuar me një automjet furgon lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Po në vijim të veprimeve në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht nga Policia shtetasit A. K.,  51 vjeç, L. D., 60 vjeç, (me detyrë Inspektor Pyjesh), si të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale  “Shpërdorim i detyrës”. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, është proceduar penalisht shtetasi R. D., 44 vjeç, pasi është konstatuar duke transportuar me një automjet ‘Ifa’, lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale  lënda drusore dhe automjetet që  i transportonin. Materialet procedurale në ngarkim të  shtetasve të lartpërmendur i  kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Fier – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe Stacionit të Policisë Patos, pas njoftimit të ardhur në sallën operative se në qytetin e Patosit disa persona po vidhnin një banesë të pabanuar, menjëherë organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen në flagrancë të dy prej autorëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 19 vjeç dhe N. R., 19 vjeç, banues në Patos. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve S. H., 19 vjeç dhe K. N., 20 vjeç, banues në Patos. Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në një banesë të pabanuar në Patos, në pronësi të shtetasit S. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura. Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasi E. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke u larguar por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe në ngarkim të shtetasve N. R., S. H., dhe K. N., për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Tiranë – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të ndarë në doza. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme, vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së tyre në doza, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak, një shumë parash, si dhe sende të tjera të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Vlorë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Vihet në pranga një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Shpëtim Kamberaj, 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2021, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Këtij shtetasi, në vitin 2016, në territorin përreth banesës, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sattiva. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Rinas – Falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese është vënë në pranga një shtetas i kërkuar në Itali, për grabitje me armë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i forcimit të kontrolleve në hyrje-dalje, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana me zyrën homologe në Interpol Roma/Itali, Departamentin e Policisë Kriminale dhe DRKM Tiranë, bënë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar B. Q. alias B. S., 41 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Organizatë kriminale” dhe “Grabitje me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Përmbledhje e ngjarjes: Shtetasi i mësipërm akuzohet për organizatë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave me përdorimin e armëve të zjarrit. Në rolin e drejtuesit të organizatës kriminale ai siguronte automjetet dhe armët, me qëllim kryerjen e krimeve. Ky shtetas është akuzuar dhe për mbajtje të armëve në publik. Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Korçë/Informacion paraprak – Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur shtetasi F. Xh., 25 vjeç. Nga veprimet e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është goditur me sende të forta në kokë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tiranë – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. P., 25 vjeç, pasi u kap duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese nga Forca e Posaçme “Shqiponjat. Gjithashtu nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis; A. P., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis; M. P., 24 vjeç, sepse tek IEVP në rrugën “Jordan Misja” është kapur nga shërbimet  e kontrollit të regjimit të brendshëm, duke futur një sasi lëndë narkotike e llojit cannabis sativa. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve: Xh. Xh., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij; M. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë e ftohtë(dorezë metalike); A. F., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K. H., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë; R. O., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme gjatë manovrës nga pas ka aksidentuar shtetasin Sh. B., 85 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit E. T., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës(thikë) shtetasin T. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. E., 48 vjeç, pasi gjatë natës ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit E. Sh; D. A., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij; G. Z., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Më datë 11.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka kanosur me një mjet prerës shtetasin M. A., 29 vjeç. Më datë 11.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve I. Gj., 39 vjeçe dhe A. D., 35 vjeçe, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, në ambientet e një qendre estetike kanë goditur me sende të forta shtetasen L. Rr., 33 vjeçe. Më datë 12.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. T., 22 vjeç, sepse në Selitë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar ka gjuajtur me sende të forta, shtetasin M. T., 20 vjeç. •Më datë 12.06.2021, rreth orës 03:25, në rrugën “Mynih”, në Kamzë, në oborrin e banesës ka marrë flakë mjeti në pronësi të shtetasit R. Gj., 25 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 43 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases A. P., 39 vjeçe, si dhe ndaj djalit të tij të mitur 13 vjeç. Gjithashtu, ky shtetas ka hedhur nga ballkoni i katit të pestë ku banonte, disa sende dhe orendi shtëpiake, duke dëmtuar automjetet tip “Benz” dhe “Nisan”, në pronësi të shtetasve K. Rr dhe I. N., të cilët ishin të parkuar poshtë pallatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 217 shtetas, konkretisht: 12 janë ndaluar, 76 janë arrestuar në flagrancë dhe 129 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 20 raste, me 9 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 23 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, 10 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 8 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 4 raste të “Vrasja” mbetur në tentativë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 16 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 10 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 28 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 25 raste: 9 raste me 4 autorë të ndaluar, 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 16 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i vjedhjes me dhunë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 16 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 12 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të shkatërrimit të pronës, 2 raste me 2 autorë që procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Janë evidentuar 4 raste të “Fshehja e të ardhurave”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë organizuar 3 raste të “Organizmi i lotarive të palejuara”, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të “Pushtim toke”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht për “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

Janë evidentuar 2 raste të “Kontrabanda me mallra të licencuar, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për “Mbajtja pa leje e municionit luftarak.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 21 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 24 aksidente, me 30 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.