Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. Z., 30 vjeç, pasi në rrugën “Muhedin Llagami” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis; E. B., 33 vjeç, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 22 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Hima” gjatë kontrollit të mjetit të tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë e ftohtë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. R., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë ndalimin e shtetasit E. M., 44 vjeç, sepse në bashkëpunim me shtetasin K. K (punohet për kapjen e tij), janë autor të vjedhjes të një shume parash dhe eurosh në një dyqani në Unazen e Re. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: P. B., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve; V. A., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Tiranë – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të shtetasve: E. Gj., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një përforcues metalik; H. V., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis; J. C., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.1 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi më lëndë narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” i shtetasit R. N., 34 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin e tij bar-kafe, u gjeten 9 poste loje me ekrane dhe tastiera të veçanta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Këto paisje dyshohen se shërbenin për organizimin e lojrave të palejuara. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” i shtetasit K. V., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një përforcues grushti. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. M., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; Z. S., 59 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; E. G., 37 vjeç, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, në kryqëzim me rrugën “Jordan Misja”, ka aksidentuar biçiklistin, G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. •Më datë 14.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit, S. M., 27 vjeç, sepse në rrugën e “Barrikadave”, ka goditur me grushta në pjese të ndryshme të trupit, shtetasin V. D. •Më datë 14.05.2021,në rrugën “Thoma Koxhaj”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetasit A. K., 37 vjeç, ku kanë marrë disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Bulqizë – Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Shkelje e rrrgullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin, N. Gj., 42 vjeç, banues në Bulqizë, punonjës pranë një firme minerare në Bulqizë. Procedimi penal ndaj tij filloi pasi  ky shtetas nuk ka bërë kontrollin teknik të frontit të punës sipas rregullores dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një copë minerali dhe ka mbetur i lënduar shtetasi H. R., 32 vjeç (punëtor), i cili ndodhet për mjekim në spital,  jashtë rezikut për jetën.

Divjakë – Vodhi me thyerje një lokal në fshatin Çermë, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar. Dokumentohen edhe 2 vjedhje banesash të kryera në këtë fshat nga ky autor.  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e tri vjedhjeve dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit J. S., 42 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.    Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi A. P., 52 vjeç. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S. është autor i dyshuar i vjedhjes me thyerje të lokalit të shtetasit D. O. dhe banesës së shtetasit G. T., ndodhur në datë 14.05.2021, si edhe i  vjedhjes së banesës së shtetasit R. M., ndodhur në datë 10.05.2021, në fshatin Çermë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Fier – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier kanë proceduar penalisht shtetasin I. I., 16 vjeç, banues në Fier, i cili ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, në lagjen “Apollonia”, ka aksidentuar shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Fier/Informacion paraprak – Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, grupi i kontrollit të territorit, i përbërë nga punonjës të Policisë të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier, ka konstatuar një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.  Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë shtetasi që tentoi të qëllonte punonjësit e Policisë ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov. Nga verifikimet paraprake të kryera nga grupi hetimor rezultoi se personi quhet Greseld Shpataraku, 29 vjeç, banues në Patos. Në drejtim të vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili në bashkëpunim edhe me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kolonjë – U kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. I arrestuari, për të shmangur penalizimin, kanosi për shkak të detyrës tre inxhinierë pyjesh të bashkisë Kolonjë dhe goditi njërin prej tyre.    Sekuestrohen 4 m sterë dru zjarri. Në vijim dhe zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, u godit një rast i tentativës për prerje të pyjeve, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. L., 51 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 65 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë. Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe të Inspektoratit Pyjor, duke prerë dru në mënyrë të paligjshme në fshatin Çlirim, Kolonjë. Shtetasi Ç. L., për të shmangur penalizimin, ka kanosur për shkak të detyrës shtetasit A. J. dhe E. Ç., si edhe ka goditur me mjet të fortë në krah shtetasin K. M. (të tre me detyrë inxhinierë pyjesh pranë bashkisë Kolonjë). Shtetasi K. M., pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 4 m dru sterë e llojit ah. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të shtetases A. Sh., 51 vjeçe, bashkëpronare në një firmë, pasi  ka kryer veprime për të fshehur autorësinë mbi vjedhjen e ndodhur në këtë firmë dhe nuk ka dhënë ndihmën përkatëse për të bërë të mundur zbulimin e ngjarjes. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash që dyshohen se janë siguruar nga kryerja e veprave penale. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 26 vjeçe dhe A. Sh., 23 vjeç (vajza dhe djali i shtetases A. Sh.), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi L. T., 48 vjeç, vëllai i shtetases A. Sh. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 26 vjeç, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i vjedhjes së 4 biçikletave. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasit u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar heroinë dhe 1 sasi pjesësh biçikletash. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Ç., 41 vjeç, S. K., 19 vjeç, A. M., 20 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; D. Ll., 29 vjeç dhe E. M., 46 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, për shtetasit: E. S., 23 vjeç, B. L., 28 vjeç, A. B., 47 vjeç, A. D., 26 vjeç, F. B., 22 vjeç, E. Z., 44 vjeç, E. K., 35 vjeç, A. M., 21 vjeç, F. L., 27 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. J., 53 vjeç, E. R., 48 vjeç, I. D., 36 vjeç, A. H., 36 vjeç dhe O. G., 31 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të urdhrit të Prokurorisë, ndaluan shtetasin V. I., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Gjirokastër – Janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit”, për shtetasen F. Sh., 31 vjeçe (me aftësi të kufizuara), pasi ka djegur objektin e një kulti fetar në Memaliaj.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 226 shtetas, konkretisht: 13 janë ndaluar, 50 janë arrestuar në flagrancë dhe 163 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 25 raste, me 11 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 18 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 16 raste, konkretisht: 9 raste të “Kanosja”; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 23 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 33 raste: 8 raste me 1 autor të ndaluar, 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 25 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 58 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të shkatërrimit të pronës, me 7 autorë që procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të “Fshehja e të ardhurave”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe 1 tjetër për “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një funksion publik”. Gjithashtu është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të “Shpërdorimi i detyrës”, me dy autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin  gjykatës”.

Janë evidentuar 2 raste të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, 1 për “Pushtim toke”, 1 për “Prishja e qetësisë publike” dhe 1 për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Janë evidentuar 2 raste të “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Janë proceduar penalisht 7 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”.

Janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 16 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 23 aksidente, me 2 viktima dhe 27 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.