Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia e Shtetit-Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe në zbatim të detyrave të lëna mbrëmjen e djeshme, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, për zhvillimin në mënyrë permanente dhe jo me fushata, të kontrolleve intensive, duke përdorur të gjtha format ligjore dhe mjetet logjistike bashkëkohore, prej mbrëmjes së djeshme, në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura nga Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.Si rezultat i kontrolleve në të gjithë vendin janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 39 për shpejtësi (të matura me radarët automatikë), 29 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.Janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh, nga të cilët 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë vendosur 2874 masa administrative, për shkelje që janë burim potencial për përfshirje në aksidente rrugore, konkretisht për mosvendosje të rripit të sigurimit, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit e shpejtësi tej normave të lejuara dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.Kontrollet intensive, duke vënë në përdorim të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore, do të vijojnë jo me aksione, por si punë e përditshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.Bashkë arrijmë parametra optimalë të sigurisë rrugore dhe krijojmë një ambient më të sigurtë!
Lezhë-Kontrolle në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.Gjatë 24 orëve të fundit, finalizohen 2 operacione, të kodura “Coruna” dhe “Trajektorja”.Kapen 3 persona të shpallur në kërkim, nga të cilët 1 i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve ligjzbatuese të Spanjës, ndërsa 2 të tjerët të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trajektorja”, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim kombëtar G. V., 24 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ky shtetas, në shtator të vitit 2021, në fshatin Manati, Lezhë, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin P. B.Po në kuadër të operacionit “Trajektorja”, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, u kap shtetasi në kërkim F. D., 33 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase. Gjithashtu, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.Operacionet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike apo që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, do të vijojnë pandërprerë dhe në ditët në vazhdim.Në këtë kuadër, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton edhe një herë të gjithë qytetarët, që të bashkëpunojnë me Policinë, duke dërguar në Komisariatin Dixhital dhe duke telefonuar në numrin pa pagesë 112, për çdo informacion për paligjshmëri, duke iu siguruar që do t’u ruhet anonimati.
Elbasan-Shkatërruan një pjesë të stolave të stadiumit “Elbasan Arena”, pas ndeshjes Partizani-Tirana, dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ndërhyrjes për parandalimin e shkatërrimit të stolave të stadiumit, kapen e vihen në pranga 2 shtetas. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që u përfshinë në shkatërrrimin e stolave të stadiumit dhe të kundërshtimit ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Partizani-Tirana, të zhvilluar më datë 07.05.2022, në stadiumin “Elbasan Arena”, bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve E. V., 29 vjeç banues në Laprakë dhe E. D., 21 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë.Këta shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë që ishin futur në stadiumin “Elbasan Arena”, sipas rregullave, për të parë ndeshjen e futbollit, në përfundim të ndeshjes, kanë shkatërruar një pjesë të stolave të stadiumit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në shkatërrimin e stolave të stadiumit dhe që nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.Policia e Shtetit apelon për të gjithë tifozët dhe drejtuesit e skuadrave të futbollit, që të marrin masa për parandalimin e akteve të dhunës ndaj pronës dhe të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para ligjit të gjithë ata që kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 277 shtetas, konkretisht: 16 janë ndaluar, 70 janë arrestuar, 174 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 17 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 17 raste me 11 shtetas të arrestuar, 4 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 39 raste: 2 raste të veprës penale “Vrasja me dashje”, njëri prej tyre i mbetur në tentativë, me autor ende të paidentifikuar, për identifikimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të arrestuar; 3 raste të veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë; 10 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 12 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 9 raste të veprës penale “Kanosja”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 10 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 3 shtetas të arresuar dhe me 14 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 3 shtetas të arrestuar
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 7 raste, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë; për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 6 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të arrestuar.
Janë evidentuar 6 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe nga 2 raste të veprave penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 2 shtetas të arrestuar.
Janë evidentuar 2 raste të veprave penale “Ngacmimi seksual”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprave penale “Vepra të turpshme”, me 2 shtetas të arrestuar, si dhe 2 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, njëri prej të cilëve me autorë të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje në lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 6 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 20 raste të dhunës në familje, me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave policore dhe me 23 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 24 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 rast i veprës penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtes në punë”, me 3 shtetas të arrestuar dhe “Punësimi i paligjshëm”, me 2 shtetas të arrestuar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Prostitucioni”, me 1 shtetase të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, me 2 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprave penale “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me 2 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik” dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Peshkimi i ndaluar”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 6 rastet e tjerë rezultojnë me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me autorë ende të paidentifikuar, për të zbardhjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë. Janë evidentuar 3 raste i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 4 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 20 raste, prej këtyre janë 10 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 10 rastet e tjera rezultojnë me 6 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar, 3 të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Vjedhja me dhunë”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të ndaluar. Janë evidentuar 4 raste të veprave penale në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 5 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu, 5 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 2 shtetas të arrestuar dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Është evidentuar gjithashtu 1 rast i veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 13 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 12 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të ndaluar.
Janë evidentuar nga 3 raste të veprave penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilave janë shënuar 2 viktima dhe 3 shtetas janë në gjendje të rëndë, në institucionet spitalore. Gjithashtu, 15 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 47 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 raste janë të bashkëkshoqëruar me veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, në drejtim të të cilëve vijon puna instensive nga ana e strukturave të Policisë. Këto raste rezultojnë me 25 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 21 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.