Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 105 shtetas, nga këta: 23 janë të arrestuar, 1 është ndaluar dhe 81 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja me dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 25 raste, 6 raste me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 19 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 12 raste, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 2 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 2 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin automjetin nën efektin e alkoolit.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.