Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Fier-Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Fierit, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.Janë proceduar administrativisht gjithsej 2712 drejtues mjetesh.Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas që drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.1373 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.Janë proceduar administrativisht 186 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.233 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.Janë vendosur 339 masa administrative për parakalime të gabuara.Janë pezulluar 133 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 2 të tjera për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.Janë vendosur 43 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.Gjithashtu janë vendosur 514 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.
Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “50 Dollars”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollar, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “50 Dollars”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve V. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe E. K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollar. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Sarandë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “REKLAMAT”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dy automjete dhe dy aparate celulare.Vihen në pranga 2 shtetas.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore 3-mujore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas posedonin lëndë narkotike kokainë dhe e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Sarandës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “REKLAMAT”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D.(B). B., 41 vjeç dhe V. Rr., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në lagjen nr.4, Sarandë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy automjete dhe dy aparate celulare.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarande, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 274 shtetas, konkretisht: 23 janë ndaluar, 52 janë arrestuar, 184 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 25 raste: 6 raste të “Kanosja”, 1 prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave policore, ndërsa 5 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast të veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 6 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa 5 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar dhe 6 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 10 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 9 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Fyerja”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, me 1 shtetas të ndaluar; për veprën penale “Përndjekja” janë evidentuar 3 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, si dhe 2 raste të veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 4 raste, 2 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar; për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” është evidentuar 1 rast me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 5 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 4 shtetas në total, të proceduar penalisht në gjendje të lirë për këto vepra.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, vepra e parë rezulton me 2 shtetas të shpallur në kërkim, ndërsa vepra e dytë rezulton me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje në lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 7 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, 2 raste të veprës penale “Punësimi i paligjshëm”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 4 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 viktimë, të shënuar si pasojë e aksidenteve në punë.
Janë evidentuar 25 raste të dhunës në familje, me 4 shtetas të arrestuar, 5 shtetas të ndaluar, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 30 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetas të ndaluar, si dhe 2 raste të veprës penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë
Për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare” janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të ndaluar. Janë evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 12 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, të bashkëshoqëruar me veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 5 rastet e tjerë rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Pushtimi i tokës”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 30 raste, prej këtyre janë 12 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, 1 rast ka mbetur në tentativë, me 2 të arrestuar, ndërsa 17 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 6 shtetas të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Mashtrimi”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu, 11 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 3 shtetas të ndaluar dhe me 10 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu 6 raste të veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 3 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 6 shtetas të ndaluar dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 të shpallur në kërkim dhe me 9 shtetas të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të arrestuar, 2 të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 26 aksidente, si pasojë e të cilave është shënuar 1 viktimë, 1 shtetas ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe njëri prej aksidenteve shënon vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 24 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 54 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, 4 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar dhe të bashëkshoqëruar me veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, në drejtim të të cilëve vijon puna instensive nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa 50 rastet e tjera rezultojnë me 24 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 23 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.