Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Velipojë, Shkodër – Vijojnë operacionet e kontrollit të territorit, për evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Ças”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë. Gjatë kontrollit masiv të territorit nga shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe dronë, është evidentuar dhe goditur nje rast i kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, si dhe janë sekuestruar 567 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në territor, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe përdorimit të dronit, kanë evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ças, Velipojë. Në kuadër të operacionit “Ças” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit N. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të shtetasit E. P., në fshatin Ças, kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasin N. Ç. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. Ç. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 230 shtetas, konkretisht: 14 janë ndaluar, 51 janë arrestuar në flagrancë dhe 165 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 12 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 24 raste, me 11 autorë të arrestuar dhe 25 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 26 raste: 1 rast i “Vrasja”, mbetur në tentativë, me autorë ende të paidentifikuar; 7 raste të “Kanosja”, 8 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 9 raste të “Dëmtime të tjera më dashje”, me autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, me 2 autorë të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 13 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë, 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 të të shpallur në kërkim. Janë plotësuar 27 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 27 raste, 1 rast me 1 autorë të arrestuar në flagrancë, 11 raste me autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 15 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Është evidentuar edhe 1 rast i vjedhjes me dhunë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 14 raste të ndërtimit pa leje, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 3 autorë të dyshuar që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 autorë të shpallur në kërkim.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.
Janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, dhe 2 të tjera për “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit.”
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Është proceduar penalisht 1 shtetas dhe janë arrestuar në flagrancë 2 të tjerë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë” dhe 1 është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën “Goditje për shkak të detyrës”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas dhe janë arrestuar në flagrancë 4 të tjerë, për veprën penale “Shkatërrim prone”. Është shpallur në kërkim një tjetër për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për fshehje të ardhurash dhe 1 për falsifikim dokumentesh.
Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh dhe janë proceduar 2 shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 11 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, në të gjithë vendin kanë ndodhur 15 aksidente, me 4 viktima dhe 18 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.