Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Mirditë – Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Fier – Arrestohet në flagrancë një shtetas për dhunë në familje, procedohet penalisht një tjetër për zjarrvënie. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 34 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit E. M. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Xh. M., banues në Peshtan, pasi duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një hektar me pyje si edhe një sipërfaqe me ullinj në pronësi të shtetasit Y. Xh. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Kakavijë – Ndalohet një shtetas italian për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”, si dhe procedohet një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH kanë kapur shtetasin italian G. C., i cili ka hyrë në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu gjatë kontrollit personal të ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kartë identiteti italiane e falsifikuar. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit G. C., 25 vjeç, banues në Itali, si dhe u procedua shtetasi A. T., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka dhënë ndihmë shtetasit G. C. për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës – Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. V., 38 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 41 vjeç dhe B. H., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta shtetasin J. P., 30 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 29 vjeç, banues në Mamurras, Laç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka goditur një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale; I. S., 20 vjeç, pasi më datë 25.09.2021, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen L. F., 78 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Tentuan t’i jepnin ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. P., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. J., 23 vjeç, banues të dy në Lezhë. Shtetasi S. P. është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Orikumit”, duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve në bashkëpunim dhe me shtetasin A. J., iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 202 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 66 janë arrestuar në flagrancë dhe 129 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 25 raste, me 21 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 12 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 24 raste, konkretisht: 6 raste të “Kanosja”, ku autorët që po procedohen në gjendje të lirë; 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, ku autoret po procedohen në gjendje të lirë dhe 8 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 14 autorë po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 autor të shpallur në kërkim dhe 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 2 raste të “Vrasja”, mbetur në tentativë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 12 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 26 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 19 raste: 3 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 16 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 18 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të shkatërrimit të pronës, me 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 7 shtetas dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Janë evidentuar 5 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Veprime në kundërshtim më vendimin e gjykatës” dhe 2 për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për falsifikim dokumentesh.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 1 për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, 1 për “Përndjekja” dhe 1 për “Vetëgjyqësia”.
Janë proceduar penalisht 10 shtetas, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Janë proceduar penalisht 10 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 4 aksidente, me 4 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.