Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Dibër-Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që i posedonte. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë zjarri, strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi automjetesh në pronësi të shtetasit R. S., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fishekë. Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi R. S. 33 vjeç, banues në Peshkopi. Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Vlorë-Vijon operacioni policor i koduar “FIVE”.Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut. Kapet në Vlorë, një prej të kërkuarve në kuadër të këtij operacioni. Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim A.(K). T., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ”SPAK”, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.Materialet u referuan Prokurorsë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Elbasan-Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim. Nga shërbimet e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, falë shkëmbimit të informacionit me strukturat e DVP Korçë, është kapur shtetasi Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim. Ky shtetas i ka kaluar strukturave të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme. Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, falë shkëmbimit të informacionit me strukturat e DVP Gjirokastër, është bërë e mundur kapja e shtetasit A. S., 30 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Gjirokastër, më datë 07.04.2022, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në një banesë ku jetonte me qira, si dhe nuk i ka bërë pagesën e qirasë pronarit të banesës, shtetasit M. L. Ky shtetas i ka kaluar Komisariatit të Policisë Tepelenë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 271 shtetas, konkretisht: 19 janë ndaluar, 60 janë arrestuar, 181 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 20 raste, 1 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave policore, ndërsa 19 rastet e tjera rezultojnë me 8 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 14 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 33 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë, me 1 shtetas të ndaluar; 1 rast i veprës penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim; 7 raste të “Kanosja”, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me autorë ende të paidentifikuar; 7 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 2 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 10 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa 8 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Goditja për shkak të detyrës”, me 2 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim; 1 rast i veprës penale “Fyerja”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, me 1 shtetas të ndaluar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, me 2 shtetas të ndaluar, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të ndaluar.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 8 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe 6 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të ndaluar.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 6 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 6 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 7 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 18 raste të dhunës në familje, me 11 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 31 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 1 shtetas të arrestuar.
Për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” janë evidentuar 5 raste, me 2 të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 7 rastet e tjerë rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 5 raste i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 6 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Pushtimi i tokës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e zjarrvënies janë evidentuar 2 raste, me autorë të paidentifikuar, për zbardhjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.
Për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” janë evidentuar 3 raste, me 7 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të arrestuar.
Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, njëri prej të cilëve me autorë të paidentifikuar dhe për të cilin vijon puna nga ana e punonjësve të Policisë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 22 raste, prej këtyre janë 15 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 7 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 2 të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 rast i veprës penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, me 1 shtetas të ndaluar, si dhe 4 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, 1 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mashtrimi”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu, 7 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 6 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Është evidentuar gjithashtu 1 rast i veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 të shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 17 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 17 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 5 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 3 shtetas të arrestuar, 6 të ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, të cilat rezultojnë me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 18 aksidente, si pasojë e të cilëve është shënuar 1 viktimë, 1 aksident tjetër ka për pasojë vetëm dëme materiale, si dhe 28 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 50 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, 4 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar dhe të bashëkshoqëruar me veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, në drejtim të të cilëve vijon puna instensive nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa 46 rastet e tjera rezultojnë me 26 shtetas të arrestuar, 5 shtetas të ndaluar dhe 19 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.