Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë/Informacion paraprak-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve që u dëmtuan gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”.Sot, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi ku ishin rrëzuar.Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.
Durrēs/Informacion paraprak-Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konfikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.
Fier/Informacion paraprak-Më datë 19.06.2022, rreth orës 14:35, në një dyqan në vendin e quajtur “Tregu i rrobave të përdorura”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr.Nuk ka dëme në njerëz.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Kukës-Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Long ëay”.Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe me Prokurorinë Kukës.Arrestohen në flagrancë 5 shtetas.Sekuestrohen 20 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1.250 euro, 1 automjet dhe 10 telefona.Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të procedimit penal të nisur disa ditë më parë, kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Long ëay”.Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:D. Xh., 33 vjeç, banues në Kanin, T. B., 36 vjeç, T. Xh., 34 vjeç, S. V., 32 vjeç dhe K. H., 47 vjeç, banues në Vlorë.Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një lokali, me 20 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, një automjeti, 10 aparate celulare, si dhe 1250 euro.Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Korçë-Finalizohet faza e tetë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar shtatë muaj më parë.Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.Vihet në pranga 1 tjetër shtetas dhe sekuestrohen 8 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate.Shkon në 20 numri i të ndaluarve, në 493.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur shtatë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e tetë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. I., 22 vjeç, banues në Elbasan.Në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasi i mësipërm do të transportonte një sasi droge, forcat e Policisë organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volksëagen”, me drejtues 22-vjeçarin, në qytetin e Bilishtit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatua 1 çantë sportive e zezë, brenda së cilës u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 pako tjetër me peshë 550 gramë kanabis në formë çokollate.Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Korçë-Finalizohet faza e nëntë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar shtatë muaj më parë.Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.Tentuan të trafikonin drejt Greqisë, 42 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas.Shkon në 22 numri i të ndaluarve, në 535.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur shtatë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e nëntë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:L. H., 41 vjeç, banues në Elbasan; Z. S., 65 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, kanë konstatuar dy shtetasit e mësipërm në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll dhe ju kanë bërë me shenjë të ndalonin. Këta shtetas, porsa kanë parë shërbimet e Policisë në drejtim të tyre, kanë tentuar të largohen me vrap dhe kanë hedhur në tokë tre çanta të zeza. Forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Frontex-it, janë vënë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e ndalimin e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të çantave të tyre, u gjet një sasi prej 42 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Shkodër/Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Vallas”.Operacioni, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me seksionet për Hetimin e Krimeve dhe kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.Arrestohen 6 shtetas dhe shpallen në kërkim 8 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.Gjenden dhe sekuestrohen, në banesën e njërit prej të arrestuarve, 246 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Gjithashtu, konstatohen dhe asgjësohen me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas, Shkodër, si dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje.Në vijim të kontrolleve masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një hetimi disaditor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si dhe falë një pune të mirorganizuar të të gjithë strukturave policore të DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me seksionet për Hetimin e Krimeve dhe kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të kësaj DVP-je, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Vallas”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit:A. T., 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;B. R., 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; H. M., 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;L. Ç., 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;A. U. 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe D. H. 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacionit policor “Vallas”, si rezultat i bashkëpunimit të mirëkoordinuar me strukturat e DVP Tiranë.Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. S., 34 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe;A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër; S. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër;B. L., 21 vjeç banues në Alimetaj, ShkodërE. S. 20 vjeç banues në Shirokë, Shkodër, si dheI. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit).Nga veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. T., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.Gjithashtu, në vijim të kontrollit të imtësishëm të çdo pjese të territorit, në fshatin Vallas, Shkodër, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të arrestuar A. T.Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.
Tiranë-Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.Finalizohet operacioni policor i koduar “Torino”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan.Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Vjedhja”, dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Arsen (Flakton) Daci, 38 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Vjedhja”, dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 38-vjeçarin me 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Vlorë/ Informacion paraprak-Sot rreth orës 15:10, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin A. K, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Elbasan/Informacion paraprak-Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 153 shtetas, konkretisht: 11 janë ndaluar, 49 janë arrestuar, 71 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 22 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, njëri prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar dhe në drejtim të këtij rasti vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa 11 rastet e tjera rezultojnë me 19 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 8 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt organizimin e kundërligjshëm të jorërave të fatit janë evidentuar 3 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 20 raste, prej këtyre janë 12 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 8 rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të ndaluar, 4 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 3 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë.
Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet e paligjshme janë evidentuar 8 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe shkatërrimit të pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 18 raste, prej këtyre janë 2 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 16 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për ngjarjet me objekt zjarrvënien janë evidentuar 6 raste, për 5 prej të cilëve vijon puna e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tyre. Një rast rezulton me 1 shtetas të arrestuar.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 15 raste, me 6 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 16 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 1 shtetas të ndaluar.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, “Përndjekja”, “Fyerja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprës penale “Ushtrimi i prostitucionit”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste te veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilëve 22 shtetas janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 31 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 19 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.