Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. A., 39 vjeç, me detyrë jurist i një institucioni shtetëror, si dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 50 vjeç, pasi në bazë të një video-je të transmetuar në një emision investigativ, dyshohet se do të përfitonin një shumë parash nga një shtetas, për t’i gjeneruar një certifikatë. Punohet për kapjen e 50-vjeçarit, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në këtë rast.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin T. Sh., 20 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”;
-shtetasin T. D., 35 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se për motive të dobëta, ka fyer dhe ka goditur me grusht, një 30-vjeçare;
-një shtetas 15 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, pasi ka kallëzuar një 39-vjeçare, se i kanë marrë vajzës së saj të mitur, para dhe sende me vlerë, për të mos publikuar një video.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. B., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 21 vjeçe, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. D., 54 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me shpulla, një 20-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. Sh., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe ka kanosur 2 fëmijët e tij të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. M., 50 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. K., 35 vjeç, pasi u kap duke ndërtuar pa leje, 2 objekte për banim, prej druri.
Specialistët e qarkullimit rrugor vunë në pranga shtetasit:
-J. B., 37 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim, për vepren penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;
-E. D.(J.), pasi i duhet të vuajë dënimin prej 23 ditësh burgim, të dhënë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”;
-B. M., 37 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi Xh. D.. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale;
-G. K., 54 vjeç, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi E. H., 32 vjeç, dhe më pas 54-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, është dëmtuar 32-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-M. V., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje;
-A. N., 29 vjeç, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi E. P.. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili është në kujdesin e mjekëve.
Më datë 08.09.2025, rreth orës 15:50, në lagjen “Kameras”, Krujë, shtetasi A. S. ka konstatuar në çatinë e subjektit të tij, 1 granatë dore, e cila u asgjësua nëpërmjet plasjes së kontrolluar, nga specialistët e Njësisë Antieksploziv. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar efektivëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër:
“Të nderuar kolegë të Policisë së Shkodrës,
Ju shpreh mirënjohjen për angazhimin tuaj maksimal gjatë këtij 24-orëshi intensiv për Policinë.
Reagimi juaj i menjëhershëm, i guximshëm dhe profesional rezultoi me kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë të autorit të krimit të djeshëm, ngjarje e cila dëshmoi sërish rëndësinë e misionit të Policisë, si përballja e parë frontale me krimin dhe kontingjentin e rrezikshëm të tij.
Gjej rastin që, nëpërmjet këtij mesazhi, të ngushëlloj familjarët e 2 viktimave, të uroj shërim të shpejtë për të lënduarit, si dhe t’i garantoj se Policia i ka vënë të gjitha kapacitetet e saj më të mira hetimore dhe operacionale në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me krimin e djeshëm, por edhe të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në qarkun Shkodër.
Këtë vendosmëri e dëshmoi edhe goditja në lagjen “Guerrile”, ku informacioni i administruar me konfidencialitet të plotë dhe profesionalizmi operacional çuan në shkatërrimin e një baze kriminale, të pajisur me arsenal armësh dhe sende të tjera në dispozicion të krimit. Gjithashtu, çuan në identifikimin e 2 përkrahësve të autorit të krimit të djeshëm.
Së fundi, dua të garantoj qytetarët e qarkut Shkodër dhe të mbarë Shqipërisë se beteja jonë për sigurinë e tyre është e përditshme dhe e palëkundur, dhe se po kryhet një punë intensive hetimore dhe operacionale për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për të zbardhur ato të ndodhura.
Gjithashtu, i ftoj qytetarët të bashkëpunojnë intensivisht me strukturat e Policisë, pasi vetëm në këtë mënyrë përmbushet objektivi ynë madhor i përbashkët: siguria publike.”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
Drejtues Madhor Ilir Proda
DVP Kukës
Strukturat e DVP Kukës, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për ndërtimet pa leje, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë:
-arrestuan shtetasin R. Gj., banues në fshatin Llugaj, pasi po ndërtonte 8 objekte, pa leje nga organet kompetente;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Zh. dhe B. C., të dy banues në fshatin Bytyçë, pasi kanë ndërtuar objekte në bjeshkët e Sylbicës (zonë e mbrojtur), pa leje nga organet kompetente;
-shpallën në kërkim shtetasin M. N., banues në fshatin Bytyçë, pasi po kryente punime ndërtimi, në bjeshkët e Sylbicës (zonë e mbrojtur), pa leje nga organet kompetente.
–
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Krumë-Golaj”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, pasi nga përplasja e automjetit që ai drejtonte pa leje drejtimi me automjetin me drejtues N. S., 68 vjeç, banues në fshatin Vlahën, humbën jetën shtetasi N. S. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Z. N., 64 vjeç, banues në fshatin Nikoliq.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., pasi me automjetin që ka parkuar në mënyrë të parregullt, ka penguar lëvizjen e përdoruesve të rrugës;
Gjitjhashtu, shpallën në kërkim shtetasit:
-A. T., 40 vjeç, rezident në Gjermani, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
-Q. M., 30 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Cërrik
Bëri drift me automjet, në qendër të banuar, procedohet penalisht dhe administrativisht, 29-vjeçari.
Sekuestrohet automjeti.
Në lidhje me një video të publikuar në portalin “TikTok”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në Cërrik, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. T., 29 vjeç, banues në Cërrik, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. T., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, shtetasi S. T. u ndëshkua me masë administrative 40 000 lekë, bazuar në pikat 3 dhe 8 të nenit 139 të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo veprime të tjera të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan:
-arrestuan në flagrancë shtetasin B. K.(H.), 37 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte në një dyqan, në lagjen “Kongresi”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen F. E., 27 vjeçe, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 44-vjeçare, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin T. V., 65 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gramsh/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Holta, dyshohet se për shkak të shkëndijës elektrike në një automjet, ka rënë zjarr në servisin në pronësi të shtetasit B. H.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Xh. H., 30 vjeç, banues në fshatin Buçimas, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. V., 22 vjeç, banues në Kamëz, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-E. D., 39 vjeç, banues në fshatin Podgorije, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit që administronte, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike që dyshohet se shërbenin për vendojen e basteve sportive si dhe 2 bileta sportive;
-K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, pasi posedonte një armë sportive pistoletë, të cilën e ka hedhur në tokë kur ka konstatuar shërbimet e Policisë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. C., 54 vjeç, banues në fshatin Mborje, pasi në lagjen nr. 3, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi M. Z., 44 vjeç. Si pasojë e përplasjes u dëmtua lehtë 44-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. H., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në marketin që administronte, u gjetën dhe u sekuestruan produkte ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit:
- J. K., 66 vjeç, banues në Sllovaki, pasi dyshohet se në banesën ku qëndronte, në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-partneres së tij.
- E. S., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti në familje, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe i ka shkaktuar dëmtime trupore motrës së tij.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe:
- arrestuan shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Kosova”, u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
- arrestuan shtetasin D. M., 31 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
- proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “8 Marsi”, është përplasur me shtetasin Ç. S., 56 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë 56-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
- proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. H., 72 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Gjirokastër-Sarandë”, duke drejtuar automjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. S., 49 vjeç, banues në Austri. Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, shtetasja C. F., 50 vjeçe, të cilët pas marrjes së mjekimit në spital, janë larguar.
- proceduan në gjendje të lirë një të mitur, 17 vjeç, pasi në rrugën “Studenti”, Sarandë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E. G., 73 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi i dëmtuar, pasi ka marrë mjekim në spital, është larguar për në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Paraprak/Sot, rreth orës 01:30, në rrugën e fshatit Poro, Vlorë, dyshohet se shtetasi M. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Bishan, duke drejtuar motomjetin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti rrugor.
Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.
Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
U sekuestruan:
-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;
-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:
1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Together”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Vihet në pranga dhe një 28-vjeçar, që e ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur.
Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Together”.
Gjatë operacionit u kapën në Selitë dhe u vunë në pranga shtetasit:
J. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale;
G. H., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se përkrahte shtetasin J. Sh., duke e ndihmuar të fshihej.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan në flagrancë shtetasin O. V., 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ferko, pasi iu gjetën doza Kokaine në automjet;
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në Vlorë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në automjetin që drejtonte pa leje i arrestuari dhe në të cilin ishte pasagjer 20-vjeçari, u gjetën doza Cannabisi dhe një tabelë si e Policisë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi posedonte doza Cannabisi.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit J. A., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe E. P., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore në një supermarket në Fier.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-J. Gj., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetase 49 vjeçe;
-G. C., 56 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”;
-P. D., 45 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për shkak të detyrës, me një punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit së bashkisë Lushnjë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. D., 65 vjeç, dhe T. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, automjeti që drejtonte shtetasi L. D. është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi T. N. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. N., banues në Mirditë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
–
Lezhë/Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen, një shtetase 16 vjeçe, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, dyshohet se ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, automjeti që ai drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
–
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ish-SMT”, automjeti me drejtues shtetasin K. F., 63 vjeç, banues në Dropull, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
Si pasojë është dëmtuar 43-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.