Raporti i ngjarjeve, 9 maj 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 93 shtetas, konkretisht: 14 shtetas janë vënë në pranga, 64 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 21 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është ndaluar, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 26 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Për 1 rast të mëparshëm në këtë fushë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetas.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 13 raste. Punohet për identifikimin dhe/ose kapjen e autorëve të tyre.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 21 raste. 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë ndaluar, 6 shtetas janë arrestuar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i moskallëzimit të krimit dhe largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i prishjes së qetësisë publike, njoftimit të rremë ne organet e rendit dhe shpërdorimit të dëtyrës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetas të kërkuar përkatësisht për shfrytëzim të prostitucionit dhe mbajtje të

Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

 

  1. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Blinisht, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer shtetasin L. Ll., 40 vjeç, banues në Lezhë, për motive të dobëta;

 

  1. A., 34 vjeç, banues në fshatin Ishull-Lezhë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;

 

  1. O., banuese në Lezhë, pasi ka qëlluar me shuplakë, për motive të dobëta, shtetasen K. K.

Më datë 08.05.2025, ka kallëzuar shtetasi P. D., 72 vjeç, banues në lagjen “Varosh”, Lezhë, se prej muajit gusht 2024, në banesën e tij ka rrjedhje uji nga tubacionet e shkarkimit. Nga veprimet e kryera rezulton se shkaku i rrjedhjes së ujit është amortizimi i pajisjeve hidraulike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Lezhës, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. L., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

  1. K., 26 vjeç, dhe M. L., 22 vjeç, banues në Pojan, Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, kanë goditur me grushte, në fytyrë, dy shtetas;

 

  1. Xh., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje;

 

  1. H., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka shqetësuar dhe fyer nënën e tij, nëpërmjet celularit.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi N. R., 58 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar në dorë, me xham. Ai mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. G., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. U., 51 vjeç, banues në fshatin Mzi, pasi ka bërë njoftim të rremë në Sallën Operative, për të armësh pranë banesës së tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

 

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë procesit elektoral, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Policinë e Shtetit”, Kodi Zgjedhor, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Shtetit hartoi një plan të detajuar masash.

 

Plani i masave konsistoi në disa faza, konkretisht në trajnimin e punonjësve të Policisë, për detyrat që do të kryenin gjatë këtij procesi dhe do të kryejnë deri në përmbyllje të tij, bashkëpunimi me KQZ-në, për detyrimet e Policisë që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor, bashkëpunimi me Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe me SPAK, bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe mbulimi me shërbime policore, i të gjitha aktiviteteve elektorale dhe objekteve zgjedhore.

 

Në bashkëpunim me OSCE-në, KQZ-në dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, u trajnuan 6838 punonjës police me uniformë, si dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të cilët u angazhuan për hetimin e krimeve zgjedhore.

 

Gjatë fushatës elektorale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht 6500 punonjës policie, për mbarëvajtjen e aktiviteteve elektorale të zhvilluara në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

 

Strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, të ngritura për hetimin e krimeve zgjedhore, si rezultat i vlerësimit dhe analizës së çdo informacioni, indicieje, kallëzimi apo deklarimi të çdo qytetari, përfaqësuesi të subjekteve zgjedhore apo kandidati, me qëllim sqarimin e rrethanave, sigurimin e provave dhe vënien e autorëve para drejtësisë, kanë referuar në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në SPAK, 37 raste për krime zgjedhore.

 

Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në aktivitetet përmbyllëse të subjekteve politike.

 

Polica e Shtetit tashmë ka marrë në ruajtje objektet zgjedhore që shërbejnë si KZAZ, që në momentin që kanë shkuar materialet zgjedhore, si dhe kryen shërbim në momentin që largohet komisioni i KZAZ-së nga objekti.

 

Në të gjithë vendin janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe  5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi, ditën e votimit, objekte këto që do të merren në ruajtje nga Policia, ditën e shtunë.

 

Lista me 5316 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar.

 

Shërbimet e Policisë që janë të planëzuara me ruajtjen e objekteve që do shërbejnë si qendra votimi, do të instruktohen ditën e shtunë paradite dhe më pas do të shpërndahen në qendrat ku janë të planëzuar me shërbim.

 

Ditën  e  diel, që është dita finale, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00.

 

Gjatë ditës së votimit, në rast se nga komisionet e qendrave të votimit, koordinatorët, KZAZ-të apo KQZ-ja do të kenë kërkesa për ndërhyrjen e Policisë, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Policia ka lënë pikat e kontaktit me komisionet dhe do të veprojë në kohë, konform përcaktimeve ligjore.

 

Më datë 11.05.2025, në orën 18:00, shërbimet e Policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.

 

Janë marrë të gjitha masat që në çdo komisariat dhe drejtori, të ketë grupe të gatshme për të vepruar në terren, në rast nevoje. Të gjithë këta punonjës janë të trajnuar dhe të miratuar nga KQZ dhe do jenë të pajisur  me mjetet e identifikimit dhe me jelekë të Policisë.

 

Policia e Shtetit është shumë e vendosur dhe e angazhuar për të siguruar deri në fund mbarëvajtjen e procesit zgjedhur dhe ashtu siç garantoi rendin dhe sigurinë përgjatë fushatës elektorale, do të përmbushë me sukses edhe detyrimin madhor, atë që përgjatë ditës së votimit çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë të ushtrojë qetësisht dhe i sigurtë, të drejtën kushtetuese për të votuar.

 

Apelojmë për qytetarët që të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre, si dhe të gjitha subjektet politike, që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për çdo rast të cenimit të ligjit.

 

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbajtjen në kontroll të plotë të të gjithë territorit të vendit, pikat doganore dhe kontrollet në kufirin jeshil dhe blu, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.

 

Gjithashtu, Policia e Shtetit, në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës  që të zbatojnë me korrektesë kufizimet e lëvizjes në rrugët e bëra publike dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake, për problematikat dhe nevojat që mund të kenë për të qarkulluar.

 

Tiranë/Hetime proaktive dhe inteligjencë policore, me objektiv goditjen e grupeve kriminale.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Silent”. Sekuestrohen 4 pistoleta dhe 3 armë të ftohta.

 

Furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri, të cilat modifikoheshin me silenciatorë, arrestohen 2 shtetas.

 

Si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vorë dhe të ndjekur në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u finalizua në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Forcën e Posaçme Operacionale, operacioni “Silent”.

 

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë, teksa lëviznin me automjet në aksin rrugor “Qafë Kashar-Rinas”, shtetasit A. H., 19 vjeç dhe J. P., 20 vjeç, të dy banues në Vorë.

 

Atyre iu gjetën 4 armë zjarri pistoleta, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, pas modifikimit me silenciatorë. Në momentin e arrestimit, në automjet u gjet dhe 1 mjet prerës (thikë).

 

Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shokut të të arrestuarve, shtetasit G. Sh., 49 vjeç. Në këtë ambient u gjetën 1 dorezë metalike dhe 1 shkop gome. Për posedim të kundërligjshëm të këtyre sendeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tropojë

 

Kapet dhe vihet në pranga një 39-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. I., 39 vjeç, banues në fshatin Lekbibaj. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurorinë e Beratit, në lidhje me kallëzimet e shtetasve:

 

-A. M., 65 vjeç, se më datë 07.05.2025, ka konstatuar të dëmtuara 1 derë dhe 1 dritare të banesës së tij, në lagjen “Kala”. Punohet për zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të rastit;

 

-një 16-vjeçar, se rreth orës 01:00 të datës 08.05.2025, është dëmtuar lehtë, në këmbë, me mjet prerës (thikë), nga 1 shtetas i paidentifikuar prej tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit;

 

-A. L., 31 vjeç, se shtetasi E. M.(H.), 29 vjeç, e ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, si dhe ka nxitur për të shkuar në afërsi të banesës së tij, 2 shtetas të paidentifikuar prej tij. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 29-vjeçarin, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. T., 76 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ky shtetas u kap në flagrancë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. H., 43 vjeç, banues në fshatin Plug, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dhunuar dhe ka kanosur një 62-vjeçar.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Visokë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.