Raporti i ngjarjeve, 9 korrik 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 118 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 84 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, 3 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 4 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 21 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është arrestuar dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-nga 2 raste të falsifikimit, kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe shpërdorimit të detyrës, secili me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të vetëgjyqësisë. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të krimeve kibernetike, për të cilat po hetohet për të përcaktuar autorësinë;
-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i kundërshtimit të punonjësve të Policisë, kanosjes për shkak të detyrës dhe përkrahjes së autorit të krimit, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i tentativës për të kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 1 shtetase të rritur, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
1 shtetas është arrestuar dhe 7 shtetase janë proceduar në gjendje të lirë, për implikim në prostitucion.
1 shtetas i kërkuar për pastrim të parave me burim veprimtari kriminale, është ndaluar
Kanë ndodhur 11 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 13 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 26 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. Z., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një hapësirë publike, ky shtetas  kishte vendosur 10 tavolina dhe 20 karrige në funksion të aktivitetit tregtar bar-restorant që ushtron në këtë zonë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin Y. D., 61 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, pasi më datë 07.07.2025, në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit P. D., 65 vjeç.

 

Gjithashtu, po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 08.07.2025, ka bërë kallëzim shtetasi A. B., 65 vjeç, me pretendimin se është kanosur me fjalë, në banesën e tij, nga shtetasi M. A.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin T. I., 26 vjeç, banues në Delvinë, pasi më datë 08.07.2025, në fshatin Bajkaj, ka kanosur me fjalë shtetasin R. N., 36 vjeç, banues në Delvinë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. M., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

 

Po nga këta specialistë u referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 08.07.2025, ka bërë kallëzim shtetasja A. C., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, se shtetasi Sh. L., 34 vjeç, ka zaptuar një hapësirë publike duke mos e lejuar të parkojë automjetin e saj pranë banesës.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve:

-arrestuan shtetasin G. V., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Kokaine dhe një armë të ftohtë, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

-arrestuan shtetasin E. D., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-ndaluan shtetasin E. D., 25 vjeç, pasi Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi për të, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Sh., 29 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetases B. Q..

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç.  Ky shtetas me automjetin që dyshohet se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën asistencë mjekësore në spital. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. M., 58 vjeç dhe Z. H., 29 vjeç, pasi dyshohet se kishin zënë në kundërshtim me ligjin, me mjete rrethanore, hapësira në rrugën “Pandeli Çale”, të cilat i përdornin si vendparkime private për automjete;

-D. S., 42 vjeç dhe Gj. H., 35 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;

-P. F., 59 vjeç, pasi dyshohet se me rrethimin e subjektit që administron, ka cenuar hapësirë publike në rrugën “Sulejman Delvina”. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. A., 45 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shoqërimin e tij në komisariat.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M. dhe K. M., pasi në rrugën “5 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 34 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me një 29-vjeçare;

-shpallën në kërkim shtetasit E. D., 24 vjeç, dhe T. D., 33 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, një 35-vjeçar. Punohet për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin V. C., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-arrestuan shtetasin S. B., 65 vjeç, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, i ka vënë flakën një banese në pronësi të tij (aktualisht, e pabanuar). Si pasojë është dëmtuar bashkëshortja e tij, e cila mori ndihmë mjekësore, në spital;

-referuan materialet ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 29 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Arbnori, u konstatua se kishte zënë vende për parkimin e automjeteve, në tejkalim të autorizimit që kishte për këtë aktivitet;

-referuan materialet ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. O., 65 vjeç, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se ka zënë në kundërshtim me ligjin, hapësirën e përbashkët në pallatin ku banon.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin G. K., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

 

Është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore shtetasi B. H., 30 vjeç, i cili deklaroi se është dëmtuar aksidentalisht, gjatë punës në një subjekt privat. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Ditën e djeshme, në rrugën “Hamdi Pepa, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasi N. T., 59 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

 

Ditën e djeshme, shtetasi L. S. ka kallëzuar se në një rrjet social, është publikuar një foto e tij dhe e familjes së tij, me mbishkrim fyes. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:

-arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 56 vjeç, banues në Berat, pasi dje, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me barrierat kufizuese të aksit. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Arshi Lengo, pasi dje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, u kap duke drejtuar automjetin (kamion), pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokstër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, pasi dyshohet se më datë 05.07.2025, ka djegur një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Ura e Lumit”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. P., 21 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, pasi dje, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. P., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën;

-N. H., 71 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, në lagjen “Vasil Shanto”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasen B. T., 38 vjeçe, këmbësore.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi R. O., 30 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin H. B., 69 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi H. B.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. N., 64 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi polak B. K., 42 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka thyer xhamin e derës së hotelit ku po qëndronte, në fshatin Pulaj, dhe për pasojë ka dëmtuar lehtë dorën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 73 vjeç, banues në fshatin Flakë, pasi ka kallëzuar shtetasi Q. H., 67 vjeç, se 73-vjeçari i ka pushtuar një sipërfaqe toke, me pretendimin se është e tija.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin M. D., 72 vjeç, banues në fshatin Dom, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, në këmbë, shtetasen  P. P., 71 vjeçe.

 

-Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Vilun”, Velipojë, kanë rrezikuar të mbyten ndërkohë që laheshin në det, shtetasit A. B., 37 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe A. K., 39 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

 

-Ditën e djeshme, në lagjen “Danjel Matlija”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e saj, shtetasja M. S., 67 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 08:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është dërguar pa shenja jete, shtetasi E. B., 42 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

 

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Rr., 28 vjeç, pasi iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 26 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin M. Ç., 69 vjeç, për motive të dobëta.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. F., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, fqinje e tij. Po punohet për kapjen e shtetasit I. F. dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 18-vjeçare se i kanë shpërndarë në rrjete sociale, foto të saj me përshkrime fyese dhe denigruese.

 

Gramsh/Dje, ka kallëzuar shtetasi D. Xh., 34 vjeç, se më datë 05.07.2025, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin B. Xh., 69 vjeç. Po punohet për gjetjen e 69-vjeçarit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokuroi, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. B., 28 vjeç, banues në Berat dhe K. Z., 64 vjeç, banues në Kuçovë, pasi shitnin në dyqanet që administronin, duhan dhe paketa me cigare, pa pullë fiskale. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

 

-arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 38 vjeç banues në Kuçovë, pasi dyshohet se shiste në dyqanin e tij, lëndë narkotike Kokainë. Nga kontrolli në ambientet e këtij subjekti u gjetën paketa me cigare, pa pulla fiskale, si dhe fishekzjarre që shiteshin pa autorizim. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Z., 19 vjeç, banues në Kuçovë, pasi iu gjet në automjet, një sasi e vogël lënde narkotike Kokainë që dyshohet se ia ka blerë 38-vjeçarit. Lënda narkotike dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. N.,  23 vjeç, banues në  Berat, pasi iu gjet në automjet, një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 10 ditë burgim, për veprën penale ”Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. K., 18 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen R. L., 49 vjeçe, banuese në fshatin fshatin Cakran, pasi dyshohet se zjarri që ka ndezur për të djegur mbeturina, në tokën e saj, ka dëmtuar 25 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër;

-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në stallën në pronësi të shtetasit A. Ç., në fshatin Kallm i Madh. Si pasojë janë djegur 2500 dengje me bar dhe 100 bagëti të imëta. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar shkakun e zjarrit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 29 vjeç;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. K., 54 vjeçe, banuese në fshatin Savër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetase 54 vjeçe.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. G., 36 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka shqetësuar dhe fyer, nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetase 31 vjeçe.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. I., 51 vjeç, banues në Nizhavec, Maliq, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
  2. M., 30 vjeç, banues në Maliq, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me një pemë. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 30-vjeçari.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. B., 32 vjeç, banues në Tren, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 32-vjeçari.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

  1. M., 41 vjeç, L. M., 38 vjeç, dhe L. D., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta;
  2. F., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 60-vjeçar.

 

Më datë 08.07.2025, në lagjen nr. 18, Korçë, është djegur një sipëfaqe toke me bimësi, në pronësi të shtetasit R. Xh., 31 vjeç. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Devoll/Informacion paraprak

 

Rreth orës 08:40, në fshatin Tren, është gjetur pa shenja jete në breg të lumit, shtetasi J. S., 70 vjeç, banues në fshatin Pilur, i cili dyshohet se është mbytur. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, më datë 29.06.2025.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.