Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 61 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste. 3 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është ndaluar, 2 shtetas janë arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të përndjekjes. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të vetëgjyqësisë. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të falsifikimit. Për njërin vijojnë hetimet për të dokumentuar autorësinë, ndërsa për rastet e tjera janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas;
-nga 1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit dhe trafikimit të mjeteve motorike, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-2 raste të veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale, prishjes së qetësisë publike dhe braktisjes së kafshës së shoqërimit, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas është arrestuar për veprat penale për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Kanë ndodhur 8 aksidente rrugore, me 12 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.