Raporti i ngjarjeve, 8 maj 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 88 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 62 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 2 raste. Për njërin po hetohet për të përcaktuar autorësinë, ndërsa për rastin tjetër është shpallur në kërkim 1 shtetas.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për 2 rastet e tjera, 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 24 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-5 raste të krimeve kibernetike. 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa për 2 rastet e tjera 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim;

-4 raste të vetëgjyqësisë. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të dhunimit të banesës. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 2 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të kalimit të falsifikimit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i përndjekjes, kanosjes për shkak të detyrës dhe mbajtjes pa të drejtë të uniformës, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i prishjes së qetësisë publike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 10 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, K. H., 24 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 58 vjeç, pasi në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, u gjetën inerte që dyshohet se ishin hedhur në kundërshtim me ligjin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. H., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 33-vjeçare. Gjithashtu, në momentin e shoqërimit, ai kundërshtoi me dhunë, punonjësit e Policisë.

 

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. S., 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me faturinon e një autobusi;

-R. M., 57 vjeçe dhe H. J., 59 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëra-tjetrën;

-shpallën në kërkim shtetasen V. S., 42 vjeçe, pasi më datë 06.05.2025, u shfaq në pamjet filmike të emisionit “STOP”, duke i marrë një shtetasi, një shumë parash, nëpërmjet mashtrimit. Punohet intensivisht për kapjen e kësaj shtetaseje, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të saj.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-një shtetas 14 dhe një shtetas 16 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin;

-shtetasin R. K., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 56-vjeçar.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-A. T, 43 vjeç, pasi me automjetin që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

-N. S., 58 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me shtetasit R. Q. dhe E. D., sqarojmë se deklaruesja, shtetasja L. Q., ka informuar Policinë, se ka kontaktuar me këta shtetas dhe se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Dje, shtetasi K. M., 30 vjeç, në gjendje depresive, i ka vënë flakën dyshekut të dhomës së qendrës së rehabilitimit ku ishte i shtruar. Si pasojë, ai është dëmtuar lehtë, në krah. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës

 

Nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin dhe përplasi një automjet të parkuar, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ll., 31 vjeç, banues në Has, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

 

Në qytetin e Krumës, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur një automjet të parkuar.

 

Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. Ll. iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur, në masën 1.23 mg/l.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

  1. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe M. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Dvoran, për veprën penale “Vetëgjyqësia”. Shtetasi F. Ç. ka dëmtuar aksidentalisht me kamion, një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit M. Sh., ndërsa ky i fundit nuk e ka lejuar shtetasin F. Ç. që të largojë kamionin, pa shlyer detyrimet për dëmtimet në pronën e tij;

 

  1. T. dhe Y. Q., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje;

 

  1. M., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me gur, një 21-vjeçar.

 

Korçë/Më datë 07.05.2025, në fshatin Bulgarec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Y. Q. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetases R. I., 50 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

 

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi dje, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M., 30 vjeç (oficer policie). Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi B. M. dhe 2 pasagjerë në automjetin e tij (oficerë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 42 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. M., duke shkaktuar dëme materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në përfundim të aktivitetit politik të subjektit “Partia Demokratike”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërmjet disa pjesëmarrësve në këtë aktivitet, është dëmtuar lehtë shtetasi P. B., 19 vjeç. Po punohet për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

 

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen duke u konfliktuar fizikisht dy vëllezër (me probleme të shëndetit mendor) dhe motra e tyre, informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kapën dy vëllezërit, shtetasit M. S., 53 vjeç dhe Ç. S., 51 vjeç, të cilët më pas u dërguan për mjekim në Spitalin Psikiatrik Elbasan. Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Golden Gun”.

 

Qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe tentoi të largohej me automjet, kur u lokalizua nga shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

 

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion dhe automjeti.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur, organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Golden Gun”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

  1. T., 19 vjeç, banues në Zall Mner.

 

Gjatë operacionit, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi A. T. dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Ai nuk është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur dhe vënë në pranga.

 

Gjatë kontrollit në automjetin e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pako 5”, kundër trafikimit të lëndëve narkotike nga ShBA,nëpërmjet postës.

 

U kapën nga Policia,sapo morën pakon me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC,në një degë postare në Vorë,vihen në pranga 2 shtetas.

 

Sekuestrohet pakoja me lëndën narkotike.

 

Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,finalizoi operacionin “Pako 5”.

 

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Q.,24 vjeç dhe D. H.,22 vjeç,të dy banues në Tiranë.

 

Ata u kapën në flagrancë,menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi dje, autoambulanca që drejtonte ky shtetas, u përplas me kamionin që drejtonte shtetasi I. S.. Si pasojë, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, pacienti që po transportohej me autoambulacë dhe punonjësi i Policisë që e shoqëronte;

-Xh. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, goditi një pemë. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-shpallën në kërkim shtetasin L. M., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit;

-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi E. Y., 40 vjeç, se për motive të dobëta, është goditur me grushte, nga shtetasi S. V., 58 vjeç, banues në Lushnjë;

-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi D. M., 24 vjeç, se për motive të dobëta, është goditur me grushte, nga shtetasi E. D., 27 vjeç, banues në Kolonjë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar tokën në pronësi të një shtetasi tjetër.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Z., 34 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi të vogël Kokaine.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 27 vjeç dhe F. B., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

 

Dje, kallëzoi shtetasja L. Q., 64 vjeçe, se më datë 06.05.2025, është larguar nga banesa e tij në fshatin Lapardha, vëllai i saj, shtetasi S. B., 59 vjeç (me probleme të shëndetit mendor). Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

DVP Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Skema”, kapet dhe vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin R. S., 22 vjeç, banues në Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Skema”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

 

Hetimet e kryera në kuadër të këtij operacioni identifikuan 7 shtetas, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Shtetasi R. S. dhe 3 shtetas të tjerë, administratorë të disa subjekteve, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, të punësuar në këto subjekte, kanë mashtruar për të ardhurat/shpenzimet e deklaruara, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

 

-Q. T., 60 vjeç, pasi në fshatin Bërdicë e Sipërme, ka shpërdoruar një sipërfaqe toke, duke hedhur inerte;

-N. C., 68 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, dhe ka shpërdoruar një sipërfaqe toke, duke hedhur inerte.

 

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, me dëmtime në kokë, shtetasi N. Th., 64 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka deklaruar se ishte rrëzuar gjatë punës për ndërtimin e një objekti, në Malin e Zi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 26 vjeç, banues në fshatin Vrith, pasi ka kallëzuar shtetasi M. M., 47 vjeç, se 26-vjeçari ka thyer disa orendi në lokalin e tij, në fshatin Vrith.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.U., 61 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, pasi dyshohet se për motive të pronësie është konfliktuar fizikisht me shtetasin A.P., 69 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H.M., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi në ambientet e një restoranti në fshatin Zogjaj, për motive të dobëta ka goditur me grusht një 51-vjeçar, banues në këtë fshat.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit E. I., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Lefter Talo”, Sarandë, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një dozë me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., 48 vjeçe, se ky shtetas e përndjek dhe shpërndan të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. Gj., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit/Vijon intensivisht operacioni “The Ëanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Kapen në Dubai, 3 shtetas të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit, dhe përkrahës të të shumëkërkuarit T. Ç.

 

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit konstant të veprimeve operacionale, mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizuar nëpërmjet strukturave të Interpolit, u finalizuan në Dubai, 3 faza të tjera të operacionit “The Ëanted”. Konkretisht, u kapën shtetasit:

 

-E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-ka informuar shtetasit që kanë tëntuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij;

-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S.;

-ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar T. Ç.

 

-M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A.;

-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S.;

-ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar T. Ç., për t’u fshehur;

 

-A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin T. Ç., duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë;

-ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit T. Ç.

 

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

Interpol Tirana

 

Akuzohet se inskenoi vdekjen e tij,në vitin 2021,në Pukë,ekstradohet nga Italia,shtetasi italian.

 

Në vijim të bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma,u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri,të shtetasit italian,të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D. P., 50 vjeç.

 

Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: “Mashtrimi”,”Dhunimi i varreve”,”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,”Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

 

Në vitin 2021, ky shtetas dyshohet se ka djegur automjetin me të cilin lëvizte në fshatin Gjegjan, Pukë, me qëllim inskenimin e vdekjes së tij.