Kavajë
Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj, Kavajë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Kryeluzaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit G. B., 47 vjeç, banues në Kavajë.
Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët të mos ndezin zjarr për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara.
Mallakastër/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e rrethit, me objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjenden gjatë kësaj faze të planit operacional “Koordinata”, 77 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë, në parcelën ku ishin kultivuar bimët, autori i rastit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112
Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka goditur disa automjete të parkuara. Gjithashtu, 40-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit:
-A. L., 41 vjeçe, banuese në Durrës, pasi kallëzoi një 37-vjeçare, se e fyen dhe e kanos nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në celular;
-E. D., 33 vjeç, pasi u kap duke hedhur një sasi dheu në tokën e tij, dyshohet në kundërshtim me ligjin.
Dje, kallëzoi shtetasi A. E., 48 vjeç, se ishte larguar nga banesa, djali i tij, 15 vjeç. Punohet për gjetjen e të miturit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 46 vjeç, banues në fshatin Pirrë, pasi gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjetën 124 fara Cannabisi dhe një sasi të vogël të kësaj lënde narkotike, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Më tej, u kontatua se kishte në banesë, lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. S., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjetet sociale, ish-bashkëjetuesen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e shpërndarjes së kokainës
Operacioni i koduar “Il Punto”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës.
Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, si dhe në zonën e plazhit; vihet në pranga 43-vjeçari.
Sekuestrohen 250 gramë kokainë, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 aparate celularë dhe automjeti që përdorte 43-vjeçari për të shpërndarë lëndën narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante kokainë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Il Punto”.
Operacioni u zhvillua në lagjen nr. 18, Durrës, ku si rezultat u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi J. Dh., 43 vjeç, banues në lagjen 7, Durrës.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një sasi tjetër lënde narkotike të dyshuar kokainë, e futur në disa qese, si dhe një peshore elektronike, me peshë totale 250 gramë, që shërbente për peshimin e lëndës narkotike në doza.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi ditën e djeshme, shtetasi K. K., banues në Orikum, ka bërë kallëzim se në malin e Llogarasë, ku mban të lëshuar një tufë me kuaj, ka konstatuar se dy prej tyre kanë pësuar dëmtime, dyshohet nga armë gjahu.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 07.08.2025, dyshohet se për shkaqe aksidentale ka rënë zjarr në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane, në lagjen “24 Maj”, ku si pasojë është dëmtuar nga flakët një eskavator në pronësi të Bashkisë Vlorë.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. D., 54 vjeç, banues në fshatin Fitore, pasi dyshohet se, pa u pajisur me leje nga organet kompetente, ka shpyllëzuar duke kultivuar më pas me pemë ulliri një sipërfaqe të konsiderueshme pylli, në zonën e mbrojtur, pranë lumit Vjosë, në fshatin Poro.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja R. S, 39 vjeçe, banuese në Gjermani, se në vilën që kishte marrë me qira në Palasë, i kanë vjedhur një shumë parash.
Po këta specialistë referuan materiale shtesë për vlerësim, pasi është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme, shtetasi A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin kishte kallëzuar vëllai i tij se kishte humbur kontaktet prej datës 02.08.2025, në Dhërmi.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasin L. K., 68 vjeç, banues në Sarandë, pasi në shëtitoren “Jonianët”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin Z. I., 59 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta.
Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.
I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.
Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. F., banues në fshatin Frashtan, pasi dyshohet se ka shmangur për ujitje, një linjë uji, nga linja e ujit të pijshëm të fshatit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka publikuar një fotografi të një 17-vjeçareje, në rrjetin social “Instagram”, pa pëlqimin e saj.
Gjatë natës, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë të vogël parash, në një objekt kulti në fshatin Sukë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan ne flagrancë shtetasi D. P. 32 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori:
-ku filloi procedimi penal për shtetasit A. Q., 52 vjeç, banues në Tiranë dhe K. M., 50 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar më njëri-tjetrin;
-ku filloi procedimi penal për shtetasin S. G., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në Bilisht;
-për vlerësim juridik, sepse dje, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka rënë zjarr në një ambient në pronësi të shtetasit A. M., 32 vjeç, në fshatin Cangonj, ku ruhej ushqim për bagëtitë. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit P. LL., 57 vjeç dhe V. LL., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tushemisht, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 70-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. Ç., 27 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, pasi dyshohet se administronte një lokal të paregjistruar në organet kompetente.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. T., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka goditur disa pemë në lagjen nr. 3. 21-vjeçari u kap pasi u largua nga vendi i aksidentit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të. Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. S., 32 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. P., 61 vjeçe, pasi ka kallëzuar një 45-vjeçare, se e ka fyer dhe kanosur në rrjete sociale, ku gjithashtu ka postuar fotografi të saj dhe të familjarëve të saj, pa pëlqimin e tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. P., 31 vjeç, banues në Milot, pasi kishte në automjet, 1 fenelinë si të Policisë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, për vlerësim juridik të konfliktit për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve G. N., 52 vjeç, banues në Manzë dhe J. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori për vlerësim juridik të kallëzimit të shtetasit J. B., 37 vjeç, se në një lokal në Reps, ka humbur çantën me sende personale dhe me dokumente.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. R., 68 vjeç, banues në Laç, pasi në lokalin e tij, u gjetën 3 makineta me të cilat luheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Pajisjet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 18 vjeç, banues në Laç, pasi kishte me vete, një sasi të vogël Cannabisi.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. N., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, automjeti që drejtonte, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi Ç. T., 46 vjeç. Si pasojë u dëmtua një pasagjere në automjetin që drejtonte 41-vjeçari, e cila është jashtë rrezikut për jetën;
-K. P., 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, në aksin “Lezhë-Milot”. Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit janë dëmtuar 32-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, pasagjere në automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjetën të kultivuara në një sipërfaqe toke publike, në vendin e quajtur “Perlatë”, 48 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, nëpërmjet djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër/Vijojnë kontrolle intensive, në zbatim të planit operacional anticannabis, të koduar “Koordinata”.
Arrestohet 1 shtetas që kishte kultivuar 48 bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.
Si rezultat i shtimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj..
Në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat, u gjetën të kultivuara 48 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasin F. D., 42 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet celularit ka kanosur një 36-vjeçar. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 27 vjeç, pasi nuk i është urdhërit të punonjësit të policisë për të dorëzuar dokumentacionin e automjetit, të cilin e kishte parkuar në menyrë të parregullt, duke u bërë pengesë për kalimin e automjeteve të tjera.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin A. J., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. B., 62 vjeç dhe A. Ç., 45 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 32 vjeç, pasi në rrugën “Nikolla Tupe” ka kanosur shtetasen I. T.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin L. M., 21 vjeç dhe O. M., 46 vjeç si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. M., 21 vjeç dhe J. M., 42 vjeçe, familjarë me njëri-tjetrin, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-ndaluan me iniciativë shtetasen Dh. M., 53 vjeçe, pasi me datë 05.08.2025, në ambientet e një lokali ka vjedhur portofolin e shtetases M. K dhe me datë 01.08.2025, ka vjedhur disa produkte kozmetike, me vlerë të konsiderueshme, në një dyqan;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. L., 45 vjeç, pasi përpara pallatit ku banon ka vendosur një tra hekuri dhe nuk lejon një pjesë të banorëve të pallatit të parkojnë automjetet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-ndaluan shtetasin E. N., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-arrestuan shtetasin L. N., 45 vjeç, pasi në një autobuz linje ka vjedhur portofolin shtetases E. Xh;
-shpallën në kërkim shtetasen A. Q., 22 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular. Punohet për kapjen e saj dhe dokumentimin e rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda kapën dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin në kërkim Y. K., 59 vjeç, për të cilin ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. S., 34 vjeç referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 31 vjeç, pasi nuk janë bindur punonjësit të policisë për të ndaluar automjetin. Pasi është bërë ndalimi i tij, 34-vjeçari ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësit e policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. M, pasi dyshohet se për motive pronësie ka kanosur komshien e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. T., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje.
-me datë 07.08.2025:
•shtetasi P. P, kallëzoi se bashkëshortja e tij( me të cilën është proces divorci) është larguar jashtë shtetit duke braktisur fëmijën e tyre të mitur. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;
•shtetasi E. B., 42 vjeç, kallëzoi se është goditur me grushte nga një shtetas i panjohur. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit;
•ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi B. H., 68 vjeç, i cili ndodhej në banesën e një të afërmi të tij në Paskuqan. Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësimin e metejshëm të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 22 vjeç, banues në fshatin Drisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 34 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet, në aksin “Koplik-Shkodër”. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. 34-vjeçari u kap pasi u largua nga vendi i aksidentit;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi me automjetin që drejtonte pa leje, ka goditur një automjet të parkuar, gjatë tentativës për t’u larguar, pas konstatimit nga shërbimet e Policisë Rrugore;
-referuan materialet në Prokurori, për njoftim të aksidentit të djeshëm, në aksin “Kryebushat-Shkodër”, ku motomjeti me drejtues shtetasin A. Ç., 51 vjeç, u përplas me automjetin me drejtuese shtetasen E. B., 34 vjeçe. Si pasojë, u dëmtua lehtë, drejtuesi i motomjetit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim të dëmtimit aksidental të shtetasit K. Sh., 21 vjeç, gjatë punës në një restorant. 21-vjeçari mori ndihmë mjekësore dhe u largua në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. S., 55 vjeç dhe A. R., 49 vjeç, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar një 55-vjeçar, se e kanë kanosur për të mos lëvizur në një rrugë në lagjen “Dedaj”, që pretendojnë se e kanë ndërtuar vetë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët. Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.