Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 96 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 241 shtetas, konkretisht: 78 shtetas janë vënë në pranga, 141 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 22 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 22 raste- 11 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 26 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 5 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë kryer 2 tentativa për vrasje, njëra prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa tjetra me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 11 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 4 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve kompjuterike, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastin tjetër, 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 17 raste, 8 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 6 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për veprimtari kriminale në këtë fushë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 26 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 17 raste- 6 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 28 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-7 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-7 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të shpallur në kërkim;
-5 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:
-në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-“Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-“Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-“Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, për të cilin vijojnë hetimet;
-“Vetëgjyqësia”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Keqtrajtimi i të miturit”, “Përndjekja” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “, me 10 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 21 aksidente, si pasojë e të cilave 30 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 63 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 32 shtetas janë vënë në pranga dhe 33 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.