Raporti i ngjarjeve, 7,8,9,10 dhjetor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 261 shtetas, konkretisht: 98 shtetas janë vënë në pranga, 145 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 17 raste. 11 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 21 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 9 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 13 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 27 raste, 12 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 9 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 16 raste- 10 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 31 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të falsifikimit, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Prostitucioni”, me 7 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i kanosjes për shkak të detyrës dhe tentativës për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i trafikimit të mjeteve motorike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i kanosjes për të mos kallëzuar, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i fyerjes, kallëzimit të rremë, pastrimit të parave të veprimtarisë kriminale dhe ndërhyrjes së padrejtë në të dhëna private, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

24 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë të njejtit operacion, është vënë në pranga 1 shtetas për shpërdorim të detyrës, 2 shtetas për korrupsion aktiv, 3 shtetas për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe 1 shtetas për korrupsion pasiv.

Janë ndaluar 6 shtetas të shpallur në kërkim, përkatësisht:

-1 për vjedhje të energjisë elektrike;

-1 për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;

-1 për përndjekje;

-1 për kanosje dhe përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike;

-1 për shfrytëzim të prostitucionit;

-1 për kanosje për shkak të detyrës, moskallëzim të krimit dhe për përkrahje të autorit të krimit

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 16 aksidente, si pasojë e të cilave 4 shtetas kanë humbur jetën dhe 22 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 54 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 28 shtetas janë vënë në pranga dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.