Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 83 shtetas, konkretisht: 13 shtetas janë vënë në pranga, 66 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 16 raste. 1 shtetas është arrestuar dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 8 raste. 1 shtetas është ndaluar me iniciativë dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste. Vijon puna për identifikimin dhe/ose kapjen e autorëve të tyre.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 32 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë arrestuar dhe 26 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është ndaluar dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-nga 1 rast i falsifikimit, vetëgjyqëisë, mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë, kanosjes për shkak të detyrës, përvetësimin të sendeve të vjedhura, veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe shkeljes së fshehtësisë së votimit, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i goditjeve për shkak të detyrës, kryer në bashkëpunim. Punohet për identifikimin dhe ose kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast.
1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
2 shtetase janë proceduar në gjendje të lirë, për implikim në prostitucion.
2 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” ose “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, janë vënë në pranga.
Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.
Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor.
Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Has
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen:
- S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë).
Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. K., 26 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 27.04.2025, ka thyer xhamin e automjetit të një 40-vjeçareje dhe i ka vjedhur kuletën;
-H. K., 40 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 57-vjeçar, me pretendimin se i ka vrarë kafshën (qen).
Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Në fshatin Temaj, dyshohet se shtetasi R. H., 40 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 40-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Dje, kallëzoi shtetasja V. P., 47 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, se për motive të dobëta, ishte dhunuar në pedonalen e qytetit të Beratit, nga shtetasja S. A., 23 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. N., 21 vjeç dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. K., 44 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje;
-N. C., 54 vjeç, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke në fshatin Gryk-Lugje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi G. G., 59 vjeç, i cili dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë).
Ditën e djeshme, në lagjen “Vojo Kushi”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasja H. L., 42 vjeçe. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Korçë
Goditi me gur, xhamin e një bankomati, identifikohet, kapet dhe arrestohet 50-vjeçari.
50-vjeçari, i proceduar penalisht disa herë, për shkatërrim prone.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 9 Korçë, një shtetas kishte goditur me gur, bankomatin e një banke të nivelit të dytë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. N. alias P. N., 50 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe ishte proceduar penalisht disa herë, për këtë vepër penale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”.
Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të rënda kriminale në një familje, në fshatin Kus.
Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur dhe rrezikoi jetën e punonjëve të Policisë pasi qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre, gjatë ndërhyrjes në banesën e tij, vihet në pranga 45-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe 1 mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndëhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç.
Gjitashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. H., 43 vjeç, banues në fshatin Izvor, pasi dyshohet se ka kanosur një 67-vjeçar, nëpërmjet mesazheve në celular.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Zh., 35 vjeç, banues në Përmet, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 35-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan shtetasin A. D., 41 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 06.05.2025, në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin D. L., 68 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit D. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik me mekanizëm hapjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasve A. H., H. L., B. P., dhe V. R., pasi u konstatuan duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente, në territorin e Himarës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit A. M., 28 vjeç, banues në Delvinë, pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasi S. R., 45 vjeç, se është goditur prej tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori edhe për shtetasin A. H., 44 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente, në Delvinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. V., 32 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 250 eurosh, në lagjen nr. 4, Sarandë.
Po nga këta specialistë u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë, pasi u konstatua se kishte dëmtuar dy ndriçues në Kishën e fshatit Metoq.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg”, e lëshuar nga Gjykata e Dibrës për shtetasin M.L., 43 vjeç, banues në Klos, i cili është dënuar me 10-muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D.S., 59 vjeç; S.I., 50 vjeç, të dy banues në Maqellarë, pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Z., 46 vjeç, rezident në Itali, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një video të regjistruar gjatë plotësimit të fletës së votimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., banues në fshatin Rrilë, Lezhë, pasi ka kallëzuar shtetasja D. L., 62 vjeçe, se ky shtetas e ka kanosur me fjalë.
–
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 06.05.2025, në Spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar për ndihmë mjekësore, shtetasja D. B., 51 vjeçe, banuese në fshatin Manati, e cila dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Më pas ajo u dërgua në QSU, Tiranë, por humbi jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Mirditë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për shtetasin N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq, që dyshohej se ishte vetëmbytur në rezervuar, bëjmë me dije se:
Polumbarët e Repartit Special “RENEA” kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji, të trupit të pajetë të shtetasit N. N.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi N. N. vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 32 vjeç, i cili drejtonte automjetin që u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi A. F., 66 vjeç. Si pasojë humbi jetën shtetasi F. A., 68 vjeç, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A. F., si dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. B., 47 vjeç, pasi ka qëlluar me shuplakë, një 42-vjeçare, për motive të dobëta;
-2 shtetas të mitur (16 vjeç dhe 17 vjeç), pasi kanë goditur me grushte një 17-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi ka kanosur me fjalë një 16-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ç. S., 51 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, pasi ka kanosur me fjalë një 47-vjeçare dhe i ka dëmtuar sahatin e ujit të pijshëm.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Z., 77 vjeç, pasi dje, në rrugën “Qemal Stafa”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur lehtë shtetasin A. F., 18 vjeç.
Më datë 06.05.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16.04.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Informacione paraprake
-Gjatë natës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në levanterinë e një hoteli në fshatin Llixha. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shtetasja H. J., 69 vjeçe, kliente në hotel, kur ka konstatuar flakët, ka tentuar të dalë me shpejtësi nga dhoma dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë. Ajo po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit;
-Rreth orës 08:00, është marrë njoftim nga spitali rajonal i Elbasanit, se është transportuar me autoambulancë, në spital, shtetasi K. M., 57 vjeç, i cili ka dëmtime në kokë dhe në trup, të cilat dyshohet paraprakisht se janë shkaktuar nga aksident rrugor. 57-vjeçari aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.