Raporti i ngjarjeve, 7 gusht 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua se kishte ndërtuar pa leje një objekt. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se ka ndërtuar një tjetër objekt pa leje, në lagjen nr. 3, Sarandë.

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen L. Xh., 38 vjeçe, banuese në fshatin Xarrë, dhe për djalin e saj, shtetasin E. Xh., 20 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasi E. Xh., 43 vjeç, se bashkëshortja dhe djali i tij kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin M. H., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka ofenduar dhe kërcënuar përmes telefonit bashkëshorten e tij.

Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 06.08.2025, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi F. M., 83 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 06.08.2025, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është përfshirë nga zjarri apartamenti në pronësi të shtetasit V. P., ku janë djegur orenditë e brendshme të banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. A., 29 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 06.08.2025, në ambientet e një hoteli në Radhimë, është konfliktuar verbalish dhe fizikisht, për motive të dobëta, me shtetaset H. G., 60 vjeçe, dhe vajzën e saj, E. G., 31 vjeçe, banuese në Vlorë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen V. H., 42 vjeçe, banuese në Ukrainë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në rrugën “Panorama”, Sarandë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bulqizë

Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën dje, shtetasi F. V., arrestohen 5 punonjës të stafit teknik.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. V., 66 vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

Durrës

Vijon puna parandaluese, hetimore dhe zbuluese, me qëllim parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pamjet”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Vidhte shuma parash dhe aksesorë në automjetet e pushuesve, motoçikleta dhe sende me vlerë në banesa, lokalizohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Durrës, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga këqyrja e kamerave dhe në prova të tjera të siguruara gjatë hetimit, u finalizua operacioni policor i koduar “Pamjet”.

Në kuadër të operacionit, bazuar në prova e siguruara, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit G. Ll., 40 vjeç, banues ne Durrës (i shpallur në kërkim për disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë).

Nga hetimet e kryera dhe nga analizimi i pamjeve filmike rezulton se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në lagjet nr. 12 dhe nr. 17, ku ka vjedhur në automjete, shuma parash në euro, aksesorë dhe sende me vlerë, ka vjedhur motoçikleta, si dhe ka vjedhur sende me vlerë në banesa.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, i dyshuar për disa vjedhje në banesa të ndodhura më parë, në disa lagje të qytetit të Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që ky shtetas përdorte për të kryer vjedhje.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e vjedhjes së pronës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin D. V., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 68 vjeç, banues në Berat, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një këmbësore, e cila u dëmtua lehtë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke hapur një pus për ujë, pa leje.

Shtetasja E. K., 35 vjeçe, kallëzoi se është hapur një llogari me kredencialet e saj, në rrjetin social “Tik Tok”, në të cilën postohen foto me mbishkrime fyese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 63 vjeç, banues në Poliçan, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se në territorin e Kombinatit Mekanik në Poliçan ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe pyjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër/Vijojnë kontrolle intensive, në zbatim të planit operacional anticannabis, të koduar “Koordinata”.

Në një banesë në Lazarat:
-sekuestrohen 1.4 kilogramë Cannabis Sativa, gati për shitje.
-asgjësohen disa bimë narkotike.

Arrestohet shtetasi që kishte kultivuar bimët dhe prodhuar lëndën narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër goditën një tjetër rast të kultivimit/prodhimit të narkotikëve, për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. M..

Gjatë kontrolleve, në oborrin e banesës së këtij shtetasi, u gjetën të kultivuara, disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa në banesë iu gjetën rreth 1.4 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112

Durrës

Specialistët e qarkullimit rrugor vunë në pranga shtetasit:
-A. L., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën dytësore “Plepa-Ndroq”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja S. B., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte 22-vjeçarja, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-D. S., 36 vjeç, banues në fshatin Marikaj, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarrkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit A. T., 29 vjeç dhe G. H., 27 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi iu gjet secilit një mjet prerës (thikë).

Mbrëmë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja F. H., 65 vjeçe që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Si pasojë, ajo humbi jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

DVP Kukës

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrance shtetasin M. L., 59 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 18 vjeç dhe për një 15-vjeçar, pasi në aksin rrugor “Dërstilë-Gjinar”, janë përplasur motomjetet që drejtonin pa leje. Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit R. M., 24 vjeç dhe D. S., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Dje, gjatë lyerjes së një banese, është rrëzuar aksidentalisht, shtetasi F. H., 41 vjeç. Ai është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin hollandez P. J., 53 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. O., 53 vjeç, banues në Gjirokastër. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. O., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec shpallën në kërkim shtetasin I. B., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në celular, një 42-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit I. B..

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-D. O., 61 vjeç dhe D. O., 26 vjeçe, babë e bijë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. 61-vjeçari u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-L. N., 47 vjeç, banues në fshatin Starje, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 40-vjeçar, nëpërmjet mesazheve në celular.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjet.

Dje:
-është dërguar për mjekim, në spital, shtetasi F. P., 23 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kafsha (kalë) me të cilën lëvizte. Aktualisht, 23-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-shtetasi A. P., 56 vjeç, kallëzoi se ishte shqetësuar nga thirrje në celular, nga një shtetas i paidentifikuar prej tij. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. I., 30 vjeç dhe S. I., 20 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushta kushëririn e tyre;
-A. B., 37 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Ll., 35 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin D. D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin H. M., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin në kërkim F. D., 41 vjeç, e cila e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. R dhe E. R., pasi dyshohet se kanë shqetësuar nëpërmjet celularit një 31-vjeçar;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. H., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrit të tij;
-S. J., 61 vjeç, pasi është konfliltuar verbalisht me nipin e tij. Gjatë kontrollit fizik, 61-vjeçarit i gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës(thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë shtetasit A. D., 45 vjeç, K. D., 35 vjeç dhe L. Z., 31 vjeç, (vëllai dhe kunati i 45-vjeçarit) nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë, për kontrollin e banesës së 45-vjeçarit, i cili ishte i shpallur në kërkim një ditë më parë pasi kishte përndjekur një 34-vjeçare;
-shpallën në kërkim shtetasin M. P., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin Q. S. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 39 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, pasi pas një konflikti të çastit kanë goditur me grushte një 50-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. X., 57 vjeç, pasi dyshohet se, për shkak të pakujdesisë gjatë djegies së disa mbeturinave, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe toke me bimë frutore dhe ullinj, në pronësi të xhaxhait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin J. Gj., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje;
-arrestuan shtetasin K. S., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 24 vjeç dhe M. Ç., 39 vjeç, pasi automjetet e tyre janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë është dëmtuar 39-vjeçari sëbashku me dy pasagjeret e tij, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 06.08.2025:
-shtetasi K. H, kallëzoi se i është keqpërdorur një video personale e tij. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për dokumentimin e plotë të rastit;
-shtetasi L. P., kallëzoi se është goditur me grushte nga një shtetas i panjohur nga ana e tij. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit;
-Është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi N. A., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, në banesën e tij. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, 38-vjeçari ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVKM Kukës

✅Tentoi të hynte në RSh, nëpërmjet PKK Bllatë, ndërkohë që ishte i dënuar në RMV, për plagosje, ndalohet 28-vjeçari.

✅Gjithashtu në hyrje, në PKK Morinë, sekuestrohen 26 000 euro që nuk i deklaroi një 33-vjeçar, i cili u procedua penalisht.

Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës:

-në PKK Bllatë, ndaluan shtetasin A. L., 28 vjeç, banues në Dibër të Madhe, RMV, sepse nga verifikimet në hyrje të RSh-së, rezultoi se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burgim, nga autoritetet gjyqësore në RMV, për plagosje. Vijon bashkëpunimi me homologët maqedonas, nëpërmjet Interpol Tiranës, për ekstradimin e 28-vjeçarit;

-në PKK Morinë, kryen kontrolle në hyrje të RSh-së, ndaj shtetasit kosovar, V. R., 33 vjeç. Nga kontrolli, në çantën e dorës iu gjetën 26 000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 33-vjeçarin, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje.

Gjithashtu specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Stacionit të Policisë Velipojë, ndëshkuan me masë administrative në vlerën 10 000 lekë, drejtuesin e një automjeti i cili me automjetin e tij, lëvizte në pedonalen e qytetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., në fshatin Blinisht. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin maroken Y. E., 23 vjeç, pasi posedonte një leje qëndrimi të dyshuar false.

Me datë 06.08.2025 ka kallëzuar shtetasi P. D., 44 vjeç, se në vitin 2011, një shtetas kishte aplikuar me kredencialet e tij, për t’u pajisur me kartë identiteti. Punohet për verifikimin e kallëzimit.

Me datë 06.08.2025 ka kallëzuar shtetasi A. Z., 20 vjeç, banues në Shkodër, se duke lëvizur me një skuter, 2 shtetas të paidentifikuar që lëviznin me një motomjet, i kanë vjedhur, një qese në të cilën kishte një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 25 vjeç, banues në fshatin Ishull Lezhë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 57 vjeç, banues në Kosovë, pasi automjeti që drejtonte pa leje dhe në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi I. A., 54 vjeç, në aksin “Patok-Laç”. Si pasojë është dëmtuar 54-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., 31 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin kreu parakalim të gabuar, në aksin “Milot–Lezhë”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 32 vjeç, banues në fshatin Tale, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, në aksin “Milot–Lezhë”. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga, si dhe janë dëmtuar 32-vjeçari dhe pasagjeri në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit:
-M. D., 28 vjeç, dhe F. D., 25 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se gjatë muajit gusht, kanë kryer 3 vjedhje në automjete;
-A. S., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, në biznesin e tij.
Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Dje, kallëzoi shtetasja D. J., 51 vjeçe, banuese në fshatin Dajç, se bashkëfshatarja, shtetasja A. N., 44 vjeçe, e ka filmuar me celular, pa dëshirën e saj. Materialet procedurale për kallëzimin, iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin juridik.

Velipojë/Shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta lokalizojnë dhe kthejnë te familjarët një fëmijë 5 vjeç, nga Kosova, që humbi në plazh.

Menjëherë pas njoftimit nga disa familjarë (pushues nga Kosova) se vajza e tyre kishte humbur në plazh dhe nuk po gjendej, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në vijën bregdetare të Velipojës u angazhuan për gjetjen e të miturës.

Pas kërkimeve intensive në zonën e plazhit, fëmija u gjet në kohë rekord dhe iu kthye familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata falënderuan Policinë për reagimin e shpejtë dhe profesional, që mundësoi gjetjen e të miturës.

Policia e Shkodrës fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë për çdo incident apo nevojë për ndihmë që kanë, si dhe i garanton se reagimi do të jetë maksimal, i shpejtë dhe profesional.