Raporti i ngjarjeve, 6,7,8,9 qershor 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 422 shtetas, konkretisht: 93 shtetas janë vënë në pranga, 304 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 25 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 52 raste, njëri prej tyre në fushën e kultivimit, me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 18 shtetas janë vënë në pranga dhe 36 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 46 raste. 7 shtetas janë vënë në pranga, 9 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 52 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 12 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 28 raste, 9 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 11 shtetas janë vënë në pranga, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 41 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 40 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 26 raste. 8 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 19 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 33 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-12 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 1 shtetas të arrestuar dhe 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-8 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 5 shtetas janë arrestuar dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 2 shtetas janë arrestuar dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të falsifikimit. 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të shpërdorimit të detyrës. 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;0

-4 raste të vetëgjyqësisë. 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të prishjes së qetësisë publike. 2 shtetas janë arrestuar dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 2 shtetas janë arrestuar;

-2 raste të ndërhyrjes së padrejtë në jetën private. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përndjekjes. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprimeve të dhunshme gjatë aktiviteteve sportive, me 2 shtetas të arrestuar;

-1 rast i marrjes së padrejtë të fëmijës, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të kufirit në mënyrë të kundërligjshme, korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, përvetësimit të sendeve të vjedhura dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i krimeve kibernetike, marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, ngacmimit seksual, deklaratës së rremë përpara OPGJ, trafikimit të mjeteve motorike, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, kanosjes për shkak të detyrës, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe shkeljes së karantinës për kafshët, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është arrestuar 1 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetase dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetase, për implikim në prostitucion.

4 shtetas të kërkuar përkatësisht për vjedhje të energjisë elektrike, largim të të burgosurit nga vendi i qendrimit, përndjekje ose mosdhënie të mjeteve për jetesë, janë kapur.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 17 aksidente, si pasojë e të cilave 22 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 67 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 30 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 37 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. C., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar shtetasi V. L., se shtetasi T. C. i ka thyer dy xhama të automjetit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. V., 49 vjeç, dhe M. V., 54 vjeç, të dy banues në fshatin Vranisht, pasi ka kallëzuar shtetasi F. Gj., 68 vjeç, banues në të njëjtin fshat, se gjatë një debati për motive pronësie, këta shtetas e kanë goditur me grushte dhe me gurë, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në trup.

 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 shtetas, konkretisht:

-E. M., 33 vjeç, banues në Vorë, pasi ka kallëzuar një shtetase 24 vjeçe, me pretendimin se gjatë kohës që ka qenë me pushime në plazhin e Borshit, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj;

-Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar një tjetër shtetase 24 vjeçe, me pretendimin se gjatë kohës që qëndronte në plazhin e Borshit, ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

 

Vijojnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të pretendimeve të kallëzueseve, për të dyja rastet e mësipërme.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë dhe Sarandë arrestuan shtetasit:

-A. I., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar në rrugën “Sazani”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-A. R., 33 vjeç, banues në Napoli, pasi është konstatuar në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 43 vjeç, banues në Libohovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka dhënë deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore, për dëmtimin e një shtetasi.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 54-vjeçar.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. K., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”,  automjeti që drejtonte, është përplasur automjetin që drejtonte shtetasi M. K., 80 vjeç dhe me automjetin që drejtonte shtetasi E. H., 31 vjeç.

Si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit M. K., E. H. dhe 4 pasagjerë në automjetin e këtij të fundit, si dhe janë dëmtuar ambientet e një lokali.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit O. A., 44 vjeç dhe A. Q., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, me sende të forta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Ç., 60 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Më datë 07.06.2025:

-dyshohet se për shkak të një defekti elektrik, është djegur në servisin ku ishte lënë për riparim, në fshatin Gostimë, furgoni i shtetasit K. P.. Si pasojë pati vetëm dëme materiale;

-në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, dyshohet së është rrëzuar aksidentalisht, teksa lëvizte me biçikletë, shtetasi A. V., 73 vjeç, banues në Hollandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën;

-ka kallëzuar shtetasi R. B., 56 vjeç, banues në fshatin Kabash, se më datë 05.06.2025, kanë humbur targat e automjetit të djalit të tij. U bë shpallja në kërkim e targave dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim;

-në spitalin e Peqinit, ka shkuar për mjekim, shtetasja D. D., 63 vjeçe, e cila dyshohet se gjatë gatimit, nga pakujdesia, është dëmtuar në duar, me ujë të nxehtë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit A. J., 25 vjeç, F. Y., 30 vjeç dhe për shtetasit e huaj D. C., 33 vjeç, K. A., 37 vjeç, P. P., 34 vjeçe dhe A. H., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe në automjetet me të cilat ata qarkullonin, në Shëngjin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pasjis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

Ll. P., 59 vjeç, banues në Lezhë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi H. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja në motomjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën;

  1. A., 21 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 54 vjeç, banues në Kosovë, dhe me automjetin me drejtuese shtetasen F. V., 50 vjeçe. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjeret në automjetin me drejtuesin shtetasin I. L.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 23 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Bill Klinton” ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 51 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me një send të fortë një 66-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 23 vjeç, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një 47-vjeçare.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

-arrestuan shtetasin K. L., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

-shpallën në kërkim shtetasin S. O., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës ish-bashkëshorten e tij.Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. D., 21 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 47 vjeç, pasi në Kamëz, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me një send të fortë dy të mitur të moshës 17 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin R. A., 39 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

-Më datë 08.06.2025, shtetasi S. H., 47 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në fshatin Lushnjë, automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi L. B., 45 vjeç, banues në fshatin Pluk. Si pasojë është dëmtuar shtetasi L. B., i cili është në kujdesin e mjekëve.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 49 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. P., 51 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 16-vjeçarë, banues në fshatin Zharrnec, pasi dyshohet se kanë vjedhur 1 motomjet në fshatin Muçias;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 51 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka shkuar te banesa ku jetojnë 2 fëmijët e tij të mitur, ndërkohë që ata janë të pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj 51-vjeçarit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, dhe Y. Y., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

 

Korçë/Më datë 08.06.2025, shtetasja J. B., 48 vjeçe (vuan nga depresioni), ka tentuar të vetëvritet, në banesë, duke konsumuar medikamente. Aktualisht po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Maliq/Më datë 08.06.2025, në fshatin Vloçisht, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një transformator të energjisë elektrike. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. Sh., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. B., 21 vjeçe, banuese në fshatin Mjedë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin P. Gj., 60 vjeç, për motive të dobëta.

Ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në dy baraka banimi. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: E. Gj., 19 vjeç, O. G., 29 vjeç.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasit: M. Sh., 38 vjeç, A. E., 24 vjeç, U. F., 22 vjeç, L. S., 22 vjeç, E. A., 24 vjeç, N. A., 30 vjeç, L. B., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik të këtyre shtetasve dhe të automjeteve me të cilat ata lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë të dyshuara narkotike të llojeve kanabis, ekstazi dhe kokainë.

Më datë 07.06.2025, rreth orës 21:00, Policia e Lezhës ka marrë njoftim nga urgjenca e spitalit rajonal, se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete shtetasja S. F., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Në trupin e 75-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. B., 37 vjeç,, banues në Kosovë, pasi duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja E. R., 20 vjeçe, gjithashtu banuese në Kosovë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në mjetin e shtetasit B. B., shtetasja M. B., e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll arrestua shtetasin F. M., 23 vjeç, banues në Tresenik, për veprat penale “Kundërshtimi ndaj punonjësit të rendit publik e kryer me dhunë”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, pasi gjatë një aktiviteti futbollistik, të zhvilluar në stadiumin e Bilishtit, ky shtetas ka sharë dhe ofenduar dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij, për në Komisariat.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë  Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

  1. Sh., 69 vjeç, banues në Korçë, pasi pas një konflikti pronësie dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe i ka drejtuar një armë gjahu që e kishte me leje një 46- vjeçari. Arma e gjahut u bllokua në cilësinë e provës materiale;

 

Dh. J., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 40-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. I., 40 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit L. D., 58 vjeç, dhe M. M., 31 vjeç, pasi në aksin rrugor “Korçë- Pogradec”, automjetet që drejtonin janë përplasur. Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar lehtë 2 pasagjerë që ndodheshin në mjetin që drejtohej nga 31-vjeçari.

 

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja F. M., 59 vjeçe, e cila ka kallëzuar se më datën 06.06.2025 është larguar nga banesa bashkëshorti i saj shtetasi N. M.  77 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

 

Më datën 07.06.2025, rreth orës 12:00, në fshatin Strelcë, Maliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. F.  66 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin L. N., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit S. H., 30 vjeç, dhe F. B., 55 vjeç, të dy banues në fshatin Vukatanë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe kanë goditur me një mjet të fortë në kokë, shtetasin A. M., 35 vjeç.

 

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-S. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur një 26- vjeçar për motive të dobëta;

-L. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ndërlysaj, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi ka dëmtuar një rrjetë teli, me të cilën rrethohej prona e shtetasit M. B., 55 vjeç.

 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në lagjen Perash, është konstatuar shtetasi H. L., pranë banesës së tij, duke kryer punime në një strukturë metalike.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit E. S., 34 vjeç, dhe M. S., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

 

  1. B., 42 vjeç, pasi pranë Liqenit të Farkës, në tokën e shtetases V. C., u konstatua duke hedhur dhera në kundërshtim me ligjin;

 

  1. S., 56 vjeç, F. S., 27 vjeç, M. S., 42 vjeç, dhe N. S., 51 vjeç (familjarë me njëri-tjetrin), pasi në fshatin Picall, dyshohet se për motive pronësie kanë kanosur një shtetas 41-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

 

  1. Sh., 47 vjeç, dhe D. R., 28 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, për motive të dobta, kanë kanosur dhe goditur me grushta njëri-tjetrin;

 

  1. B., 21 vjeç, H. D., 21 vjeç, dhe M. D., 20 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova” nuk iu janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të larguar automjetet e tyre nga rruga.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

 

arrestuan shtetasin E. H., 45 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;

 

arrestuan shtetasin R. S., 19 vjeç, pasi ka vjedhur një shumë parash në një lokal në rrugën “Kastriotët”;

 

shpallën në kërkim shtetasin K. D., 18 vjeç, pasi në rrugën “Reshit Collaku”, dyshohet se për motive të dobta ka goditur me mjet prerës një 39-vjeçar, i cili mori ndihmë mjekësore në spital.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 35 vjeç, pasi në rrugën “Nënë Tereza”, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 36-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin B. K., 20 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor:

 

arrestuan shtetasin J. T., 33 vjeç, pasi dyshohet se automjeti që drejtonte, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

 

arrestuan shtetasin K. O., 41 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Më datë 07.06.2025, në Yzberisht, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e tarracës së pallatit ku banon tezja e tij një i mitur 14 vjeç. Si pasojë, 14-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Më datë 07.06.2025, në “Qytet Studenti”, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, është vetëhedhur nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lëndë piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:

 

ndaluan shtetasin në kërkim J. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili fillimisht ka tentuar të largohet, por më pas është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasi ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

 

referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë:

 

arrestuan shtetasin A. N., 49 vjeç, banues në fshatin Kulluricë, pasi më datë 07.06.2025, në vendin e quajtur “Parku i Butrintit”, ka kundërshtuar me dhunë dy punonjës të patrullës së Policisë së Komisariatit Sarandë.

 

referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. T., 43 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 06.06.2025, gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grushte shtetasin A. P., 45 vjeç, banues në Ksamil.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. A., 55 vjeç, pasi më datë 04.06.2025, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga kasaforta e kishës në fshatin Kodër.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. N., 62 vjeç, banues në fshatin Mursi, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. G., se i ka prerë disa hardhi rrushi dhe i ka thyer xhamin e garazhit të makinës, në fshatin Mursi.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit E J, 25 vjeç, dhe E S, 32 vjeç,  dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit   A D, 24 vjeç, S G, 35 vjeç, B M, 22 vjeç, C U, 36 vjeç, A T, 22 vjeç, F G, 24 vjeç, S R, 28 vjeç, K Z, 28 vjeç, D K, 38 vjeç, , E S, 30 vjeç, F A, 35 vjeç dhe S A, 34 vjeç.  Gjatë kontrollit fizik  të tyre dhe të automjeteve që këta shtetas lëviznin, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë  të dyshuara  narkotike, kanabis, ekstazi, kokainë dhe MDMA.

Më datë 06.06.2025, shtetasi G H, 69 vjeç, banues në Mal Bardhë, Kurbin, ka  bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se djali i tij, shtetasi A H, 29 vjeç nuk ka ardhur në banesë. Sipas deklarimeve të familjarëve,  29 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për gjetjen e tij.

Milot/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Milot-Thumanë”, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Trailer”, me drejtues shtetasin serb B. V., dhe motomjeti  me drejtues shtetasin I. K., 71 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në Spitalin e Kurbinit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

DVP Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datën 03.05.2025, në vendin e quajtur “NSHN”, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, shtetasin G. H., 36 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 64 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi me vetëgjyqësi ka rindërtuar një gardh, duke zënë një hapësirë publike.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 49 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Ç., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e motrës së tij, për të përvetësuar një pronë.

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, shtetasi B. A., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 48 vjeç, banues Gjirokastër. Nga aksidenti është dëmtuar 48-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

  • Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 28 vjeç, banues në Berat, pasi në fshatin Strum, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin M. K., 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja M. K., 63 vjeçe, pasagjere në mjetin bujqësor, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

  • Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. S., 60 vjeç dhe A. S., 56 vjeç, banues në Karbunarë e Vogël, pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar me shtetasin I. S., 63 vjeç.

 

  • Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të një 24-vjeçari;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. H., 54 vjeç, banues në Frakull e Madhe, pasi dyshohet se ka djegur kavaletën me bar në pronësi të një 67-vjeçari;

-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 33 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 30 vjeç. Punohet për kapjen e tij;

-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Fier pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.

 

  • Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 41 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 9 vjeç.

 

  • Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. P., 29 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale një shtetas 30 vjeç.

 

  • Në Stacionin e Policisë Patos ka njoftuar shtetasi H. G., 34 vjeç, banues në lagjen “Grizë”, se gjatë natës ka konstatuar një dëmtim në fasadën e lokalit në kohën që lokali ka qënë i mbyllur. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-S. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkatërrim i pronës”, pasi ka dëmtuar me sende të forta, kornizën e derës së jashtme të banesës në pronësi të shtetasit A. B., 33 vjeç;

-H. B., 38 vjeç, banues në qytetin Laç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin K. G., 34 vjeç, për motive të dobëta.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-S. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, për vepën penale “Shkatërrim i pronës”, pasi ka dëmtuar me sende të forta, kornizën e derës së jashtme të banesës në pronësi të shtetasit A. B., 33 vjeç;

-H. B., 38 vjeç, banues në qytetin Laç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin K. G., 34 vjeç, për motive të dobëta.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:

 

arrestuan shtetasin turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë, pasi më datë 06.06.2025, rreth orës 21:15, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu  nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç.

 

shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit D. B., 23 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 06.06.2025, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 3, Sarandë, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me dëme materiale me automjetin që drejtohej nga shtetasi D. S., 21 vjeç, banues në Sarandë. Pas aksidentit, këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe dyshohet se shtetasi D. B. e ka dëmtuar shtetasin D. S. me një mjet prerës (thikë), si dhe i ka shkaktuar dëmtime në automjetin e tij.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasin turk S. U., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi më datë 06.06.2025, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur, në rrugën “Dea”, Ksamil, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me portën e një banese, ku si pasojë ka pësuar dëmtime të lehta pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi turk A. O., 20 vjeç.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. D., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

 

Po këta specialistë referuan materiale për dy ngjarje aksidentale, të ndodhura në datën 06.06.2025, konkretisht:

në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është përfshirë nga zjarri një ndërtesë 1-katëshe në pronësi të shtetasit K. B., ku si pasojë janë djegur orenditë e brendshme të godinës.

në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër”, një shtetase e mitur, 13 vjeçe, dyshohet se duke notuar ka rrezikuar të mbytet në det. Aktualisht 13-vjeçarja po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Vlorë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi M. C., 27 vjeç, banues në Kavajë, se më datë 06.06.2025, në banesën që qëndronte në fshatin Dhërmi, shtetasi L. S. e ka goditur me grushte për një pagesë pune të pa likujduar.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Sh. L., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan shtetasin E. L., 41 vjeç,  pasi ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit K. C., 60 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., pasi e ka kanosur 41- vjeçarin për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Xh. K., 72 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke, duke hedhur beton;

-G. Rr., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka vendosur një kamera sigurie me pamje dhe plan nga prona e shtetasit E. K., 38 vjeç, banues në Shkodër, e cila u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P.  H., Sh. M., dhe shtetaset D. M., , P. Zh., pasi janë kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe  referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Gj., 84 vjeç, banues në fshatin Vrith, pasi  nuk ka lejuar shtetasen M. Q., 60 vjeçe, banuese në  fshatin Pulaj, të shfrytëzojë pronën e saj në fshatin Vrith, me pretendimin se toka është e tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin turk B. D., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një shishe transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit GHB.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimet penale në gjendje të lirë për shtetasit: B. N., 38 vjeç, A. A., 26 vjeç, K. Gj., 27 vjeç, G. B., 35 vjeç.  Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike të dyshuara të llojeve cannabis sativa dhe ekstazi.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori për shtetasit: E. H., 31 vjeç, Xh. H., 60 vjeç, M. S., 27 vjeç, D. S., 51 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

 

Po nga këta Specialistë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pas njoftimit të shtetasit I. Q., 24 vjeç, se në zonën e Ranës së Hedhun, Shëngjin janë hedhur inerte.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

 

Vijojnë kontrollet intensive bazuar dhe në analizën e rriskut për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

 

Goditet në PKK  Qafë Thanë, një rast i tentativës për të futur naftë kontrabandë

Ndërsa Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës gjatë patrullimit në terren kanë goditur një rast të prerjes së paligjshme të pyjeve

 

Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufij, në PKK Qafë Thanë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontrolle të detajuara, kamioni me drejtues shtetasin E. Q. Gjatë kontrollit në dy serbatorët e kamionit u konstatua një sasi e konsiderueshme karburanti.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia e  naftës.

 

Më tej, në vijim të punës së shërbimeve të DVKM Korçë, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M.36 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor “Miras-Bilisht”, duke transportuar 6m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.  Automjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin turk B. D., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një shishe transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit GHB.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimet penale në gjendje të lirë për shtetasit: B. N., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut; A. A., 26 vjeç, banues në Korçë; K. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë; G. B., 35 vjeç, banues në Romë, Itali. Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike të dyshuara të llojeve cannabis sativa dhe ekstazi.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori për shtetasit: E. H., 31 vjeç, Xh. H., 60 vjeç, M. S., 27 vjeç, D. S., 51 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

 

Po nga këta Specialistë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pas njoftimit të shtetasit I. Q., 24 vjeç, se në zonën e Ranës së Hedhun, Shëngjin janë hedhur inerte.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

 

Specialistët e Sektorit të  Policisë Rrugore pranë Njësisë së Sigurisë Rrugore të autostradës Tuneli i Kalimashit-Morinë, arrestuan shtetasin V. Gj.,  20 vjeç, banues në Kosovë, pasi  u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Kukës, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” për shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës në një firmë të kontraktuar për nxjerrjen e mineralit të kromit, pasi në vendin e quajtur “Shtanë”, u konstatuan dy kamionë të ngarkuar me krom, pa faturë shoqërimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 33 vjeç, banues në Kukës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babit të tij 65 vjeçar, i cili  u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. M., banuese në fshatin Letaj, pasi duke djegur disa mbeturina në pronën e saj, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me barishte dhe shkurre.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Gjatë 48-orëve.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetase të mitura pasi dyshohet se kanë publikuar në rrjete sociale një konflikt të ndodhur midis tyre me një tjetër shtetase të mitur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals, me atë të cilit përdor shprehje fyese dhe denigruese për figurën e një 15-vjeçareje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 50 vjeç,  pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi” dyshohet për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 67-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-arrestuan shtetasin E. T., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-arrestuan shtetasin M. A., 35 vjeç, pasi për motive të dobëta, në lagjen ku ai banon në rrugën “Irfan Tomini” ka kanosur disa banorë si dhe i ka dëmtuar derën e banesës disave prej tyre. Gjithashtu, ka goditur një 19-vjeçare;

-arrestuan shtetasin D. Gj., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 32-vjeçare, me të cilën ka patur një raport para disa muajsh;

-arrestuan shtetasit A. D., 20 vjeç dhe L. Q., 22 vjeç, sepse me datë 04.06.2025 shtetasi A. D ka vjedhur motomjetin e shtetasit J. B, dhe më pas ja ka shitur shtetasit L. Q;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. K., 26 vjeçe, pasi bazuar në kallëzimin e bërë nga shtetasi E. B(administratori i një dyqani) kjo shtetase në ditë të ndryshme pune në dyqan ka marrë vlera të ndryshme parash nga arka.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. I., 35 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët” ky shtetas ka tentuar të ndezë një bombël gazi. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës;

-E. P., 46 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur një 24-vjeçar;

-O. N., 28 vjeçe, pasi në rrugën “Asim Vokshi” ka kundërshtuar për shkak të detyrës një punonjës të qarkullimit rrugor.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

-arrestuan shtetasin A. P., 27 vjeç, pasi dyshohet se  në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. R., 24 vjeç dhe Sh. R., 63 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;

-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, por është larguar duke braktisur motomjetin, të cilin dyshohet se e drejtonte pa leje. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit;

-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. Q., 27 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Fusha e Druve” është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me një 44-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:

-arrestuan shtetasin E. A., 31 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 25-vjeçar. Gjatë  kontrollit të banesës iu gjet një armë e ftohtë(thikë) dhe një sasi municioni luftarak;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  • B. Gj., 50 vjeç, pasi në Kamëz, ka prerë disa pemë, në kundërshtim me ligjin;
  • Nj. S., 24 vjeç dhe K. C., 34 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
  • H. K., 64 vjeçe dhe F. B., 46 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra-tjetrën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6  referuan materialet në Prokurori, dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Sh., 19 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë një 26-vjeçar, i cili mori ndihmë mjekësore në spital. Punohet për kapjen e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Sh., 69 vjeç, N. Sh., 67 vjeç dhe R. Sh., 56 vjeç(vëllezër), pasi për motive pronësie kanë kanosur kunatën e tyre.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasin M. C., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;

-arrestuan shtetasit L. R., 33 vjeç dhe Xh. H., 60 vjeç, pasi dyshohet se drejtonin automjetet në gjendje të dehur;

-arrestuan shtetasin N. Xh., 46 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri” dyshohet se automjeti që e drejtonte në gjendje në dehur është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. B. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

-arrestuan shtetasin A. D., 39 vjeç, pasi në fshatin “IBË”, dyshohet se automjeti që e drejtonte në gjendje në dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. L. Si pasojë është dëmtuar 39-vjeçari dhe pasagjerja e tij shtetasja E. D, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. B., 42 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, automjeti që drejtonte ka përplasur motomjetin që drejtohej nga shtetasi E. N., 30 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja e tij shtetësja Xh. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-S. M., 28 vjeçe,  pasi në rrugën “Mihal Duri” automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga  shtetasi E. H. Si pasojë drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore;

-D. K., 32 vjeç, pasi te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi E. Xh., 22 vjeç me pasagjere shtetasen A. K., 22 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar 22-vjeçarja,e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

-R. G., 40 vjeç, pasi tek mbikalimi i Qafë-Kasharit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si rrjedhojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë është dëmtuar 40-vjeçari i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

-Më datë 04.06.2025, shtetasja I. P., 50 vjeçe, me detyrë mësuese, ka kallëzuar se është fyer nga shtetasi O. Xh., babai i nxënëses së saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

-Më datë 04.06.2025, shtetasja M. J., 36 vjeçe, pronare e një kopshti privat, ka kallëzuar se nëna e një fëmije i ka prishur imazhin, duke postuar në një rrjet social, foton e fëmijës së saj, me pretendimin se është konfliktuar në kopsht, me një fëmijë tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit L. K. 59 vjeç, dhe J. T., 49 vjeç, banues në Maliq, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre pa leje drejtimi.

 

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin slloven R. D., 50 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar vetë 50 vjeçari.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve  në Komisariatin e Policisë  Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

-O. A., 49 vjeç, banues në Libonik, pasi dyshohet se  ka vjedhur një sasi bimësh medicinale në magazinën e një 57-vjeçari;

 

-M. B., 32 vjeç, banues në Libonik, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë për shkak të detyrës, një punonjëse të Bashkisë Maliq.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. K., 34 vjeç, dhe J. M., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bizneset e tyre private u konstatuan duke kryer aktivitetin pa u regjistruar në organet kompetente. Në biznesin e 34-vjeçarit u konstatuan një sasi pijesh alkoolike pa pullë fiskale të cilat dyshohet të jenë të kondrabanduara.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër  referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit;

E.F., 50 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur me sende të forta shtetasin B.M., 63 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

-E.V., 36 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E.T., 42 vjeç, i cili po trajtohet me ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit;

-K.K., 19 vjeç; dhe për dy 16- vjeçarë, banues në Burrel, pasi u kapën duke drejtuar 3 motomjete pa u pajisur me leje drejtimi.

 

L.K., 36 vjeç, banues në Burrel, pasi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Burrelit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi E.L., 38 vjeç. Nga përplasja mbetën të lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që udhëtonin me to, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

-Me datë 05.06.2025, shtetasi Xh.L., 68 vjeç,  kallëzon se gjatë natës, persona të panjohur i kanë vjedhur disa bagëti të imëta. Punohet për zbardhjen e rastit,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

-Me datë 05.06.2025, shtetasi Sh.N., 65 vjeç,  kallëzon se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi I.N., 35 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.