Raporti i ngjarjeve 6,7,8,9 dhjetor 2025

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Bushat-Mjedë”, motomjeti me drejtues shtetasin K. D. është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Sh. L.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. D., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e kamionit po kryhen veprimet procedurale, në vendin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë

Patrulla shtesë dhe mjete logjistike bashkëkohore, të pranishme në të gjitha akset e kryeqytetit, për të garantuar përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Fokusi i kontrolleve të 24 orëve të fundit, konstatimi i përdorimit të celularit, gjatë drejtimit të mjetit, që pasohet me shpërqendrim të drejtuesit dhe përbën rrezik serioz për ngjarje rrugore, si dhe mosrespektimi i rradhës së lëvizjes në karrexhatë, në raste trafiku.

Gjatë kontrolleve, u vunë 2259 masa administrative për shkelje të neneve të Kodit Rrugor, prej tyre, 285, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit, dhe 87, për mosrespektim të radhës në trafik.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë pa ndërprerje.

Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, mospërdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në trafik.

Njoftoni Policinë, në numrin 112, për çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor!

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin B. F., 60 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi në fshatin Kuç ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet rulot, në pronësi të shtetasit A. H., 47 vjeç, banues në fshatin Kuç. Vijon puna për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 08.12.2025, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, referuan materiale në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin B. L., 53 vjeç, banues në Vlore, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin K. A., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. I., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-E. Xh., 51 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-F. Ç., 58 vjeç, banues në fshatin Gurras, pasi dyshohet se ka gjuajtur me pëllëmbë një shtetas të mitur, për motive të dobëta;
-një 16-vjeçar, pasi në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij u gjetën faqe për baste sportive.

Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin A. T., 46 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. H., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një 57-vjeçar, për motive të dobëta.

Korçë/Më datë 08.12.2025, në lagjen nr.17, ka humbur jetën, në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasja B. M., 70 vjeçe.

Devoll/Më datë 07.12.2025, ka kallëzuar shtetasi A. A., 52 vjeç, se në banesën e tij në fshatin Poloskë, i kanë vjedhur një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, është dërguar në spitalin e Korçës, një fëmijë 2 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar në kopshtin ku qëndron. Fëmija është shoqëruar në spital, nga edukatorja dhe prindrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, te kryqëzimi i Progrit, shtetasi H. K., me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 79 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. R. ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari.

Në të njëjtin vit, ky shtetas është dënuar me burgim dhe për ndërtim të paligjshëm.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.

Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.12.2025, mbi humbjen e jetës së shtetasit nga Azerbajxhani, J. A., dyshohet pas rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës në anijen ku ishte marinar, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan kapitenin dhe inxhinierin e anijes, përkatësisht shtetasin A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Gjithashtu, këto shërbime:
-arrestuan në flagrancë shtetasin S. R., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike, në një subjekt në lagjen nr. 14;
-shpallën në kërkim shtetasin R. F., 63 vjeç, banues në Prishtinë, pasi më datë 08.12.2025, kallëzoi kapiteni i një trageti, se 63-vjeçari kishte ikur nga mjeti me të cilin ishte kthyer nga autoritetet italiane, për mungesë dokumentacioni të nevojshëm për qendrim në Itali. Punohet për gjetjen e shtetasit R. F., si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit;
-shpallën në kërkim shtetasin B. L., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka mashtruar përfaqësuesin e një kompanie, mbi pagesën e shërbimit që kompania ka kryer për llogari të shtetasit B. L.. Punohet për kapjen e shtetasit B. L.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. T., 26 vjeç, dhe E. S., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën duke vënë baste sportive, me celular, në lokalin e 32-vjeçarit. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i përdorur për këtë veprimtari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka penguar kryerjen e disa punimeve rikonstruktimi, me leje, në një objekt në pronësi të një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 13-vjeçar, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. B., 47 vjeç dhe D. D., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me një 36-vjeçar.

Specialistët e qarkullimit rrugor kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. R., 37 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në rrugën “Ahmet Caci”, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale. Pas aksidentit, 37-vjeçari u largua nga vendngjarja.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për fqinjin e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.. 41-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin F. Zh., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me një drejtues automjeti. Pas verifikimeve rezultoi se 23-vjeçari e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. O., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dje, te rrethrrotullimi i fshatit Çermë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan 33-vjeçarja dhe pasagjeri në automjetin që drejtonte ajo, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. Gj., 78 vjeç, A. Gj., 26 vjeçe, M. Gj., 42 vjeçe dhe E. Gj., 20 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke dëmtuar kabinën e energjisë elektrike, në lagjen “Gafurr Muço”;
-shpallën në kërkim shtetasin A. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin një shtetasi. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Shkodër

Ndërtoi pa leje, një kapanon, në lagjen “10 Korriku”, për qëllime fitimi, vihet në pranga 50-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.

Ky shtetas kishte ndërtuar pa leje, një kapanon me konstruksion metalik, në pronën e tij në lagjen “10 Korriku”, me qëllim për ta përdorur për biznes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

DrejtoriaVendore e Policisë Shkodër

Më datë 08.12.2025, ka kallëzuar shtetasja Z. D., 53 vjeçe, banuese në Shkodër, se është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. D., 28 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku”, ka rënë zjarr në dy automjete të parkuara në rrugë, njëri prej tyre në pronësi të shtetasit Z. K., 42 vjeç, tjetri në përdorim nga shtetasi A. D., 50 vjeç.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., 40 vjeç, pasi ka kanosur fqinjin e tij, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin A. Ç., 43 vjeç, pasi ka vjedhur një celular, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., A. A., K. M. dhe K. B., pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. T.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se duke u prezantuar si përfaqësues i një fondacioni bamirësie, i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar se i nevojiteshin një shtetasi të mitur për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash dhe disa dokumente;
-arrestuan shtetasin I. K., 37 vjeç, pasi është konstatuar duke qarkulluar me automjet, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., pasi në tokën e tij janë konstatuar inerte të hedhura në kundërshtim me ligjin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., pasi për motive pronësie, ka kanosur shtetasin A. R.;
-punohet për kapjen e shtetasit N. N., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Z., pasi për motive të dobëta, ka kanosur nipin e tij;
-shpallën në kërkim shtetasin K. S., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një subjekt. Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e rastit.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin E. L., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.M., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Peshkopisë u konstatua nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip furgon një sasi mallrash pa faturë shoqëruese, duke shmangur pagimin e detyrimeve tatimore.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O.K., 21 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Nasufi”, teksa drejtonte automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin e shtetasit G.O. Si pasojë, ka mbetur e lënduar pasagjerja, shtetasja L.O., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. L., 38 vjeç, banues në Laç, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka nxjerrë nga banesa, bashkë me djalin e tyre.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Milot, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Kurbin/Më datë 08.12.2025, në fshatin Sanxhak, dyshohet se është vjedhur një kabllo elektrike te kabina nr. 7. Vijon puna për identifikimin/kapjen e autorëve dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Vau i Dejës/Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOW”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Shiste lëndë narkotike kanabis, në lokalin e tij, në fshatin Kapedan, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis që e posedonte 32-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan.

Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Klos / Informacion paraprak

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin B. F., 60 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 05.12.2025, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin italian A. M., 63 vjeç, banues në Bari, Itali, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Aleksandër Goga”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. A., banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, në rrugën “Bajram Curri”, dyshohet se ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit shtetasen A. M. dhe fëmijën e saj të mitur. Të dy, pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

D. K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka vjedhur një pajisje hidraulike një shtetasi në lagjen nr. 7.

D. A., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në lagjen nr. 17, në celularin e tij iu gjetën foto të basteve sportive të paligjshme. Me cilësinë e provës materiale, celulari u sekuestrua.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 14 vjeçar, pasi nga këqyrja e rrjeteve sociale dyshohet se 14-vjeçari posedon një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. K., 31 vjeç, pasi në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. L., 21 vjeç dhe M. B., 32 vjeç, pasi u konfliktuan fizikisht për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. D., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. D., 38 vjeç, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me automjet shtetasin O. K., 47 vjeç, i cili ndodhej në trotuar dhe më pas u konfliktuan fizikisht. Pas konfliktit, 38-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shtetasi O. K. është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e konfliktit u gjet dhe u sekuestrua automjeti i shtetasit E. D.; brenda tij, gjatë kontrollit, u sekuestruan 1 thikë, 1 kosore me bisht metalik, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 celular. Po punohet për kapjen e shtetasit E. D.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se gjatë një mosmarrëveshjeje verbale janë përfshirë më pas në konflikt fizik me njëri-tjetrin shtetasit B. L., 53 vjeç dhe K. A., 36 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi B. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi K. A. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlore, për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë që vijon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16 vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për raportim mbi faktin, pasi dje, si shkak i një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Sh., 47 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-E. M., 27 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-E. L., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 20 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes, dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike në fushë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. S., 37 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-një të mitur pasi dyshohet se në anë të celularit ka kanosur babain e tij;
-shtetasin S. K, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në anë të celularit ka kanosur shtetasin K. B;
-shtetasin R. D., 24 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin M. N.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M, G. R, T. Z, E. H dhe F. H, pasi në Fresk, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobta, kanë goditur me grushte shtetasit D. B, D. B, F. M dhe B. M;
-shpallën në kërkim shtetasin Gj. N., 36 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur dyshohet me sende të forta shtetasin F. Y. Punohet për sqarimin e plotë të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., pasi gjatë kohës që drejtonte automjetin (autobuz) në momentin që ka mbyllur derën e autobuzit, ka kapur duke i dëmtuar lehtë këmbën e një shtetase të mitur, e cila pas mjekimit në spital, kaloj për në banesë.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin G. A, 22 vjeç, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se qarkullonte me një automjet pa leje drejtimi, pasi i është hequr me datë 12.11.2024;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 19 vjeç, pasi duke drejtuar dyshohet në sens të kundërt motomjetin është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Si pasojë është dëmtuar 19-vjeçari, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 07.12.2025:
-shtetas të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash, në subjektin në pronësi të shtetasit O. V. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-shtetasi F. Ç. kallëzoi se i kanë vjedhur dy targat e automjetit. Punohet për identifikimin dhe kapje e autorit/ëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në maj të vitit 2023, tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua, në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. G., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

PKK Morinë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të RSh-së, 40-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Kryente vjedhje dhe shtynte një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

21-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen veshje policie, radio, pranga, municion luftarak dhe një shumë parash.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Përsëritësi”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se më datë 20.11.2025, shtetasi S. K. ka vjedhur, me thyerje, produkte të ndryshme në një market.

Gjatë veprimeve hetimore u provua se ky shtetas ka bashkëpunuar dhe ka nxitur një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, konkretisht:

-vjedhjen e një shumë parash dhe produkteve të ndryshme në një market;
-vjedhjen e një shumë parash në një lokal, të dyja vjedhjet të ndodhura më datë 06.12.2025.

Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak. Punohet ende për të përcaktuar burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme.

Të gjitha sendet e kundraligjshme, bashkë me një shumë parash që dyshohet të jenë të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë.

24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia Rrugore e Tiranës
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar me kontrolle të shtuara gjatë 48 orëve të fundit, me fokus të veçantë tek drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë radhën në trafik dhe kryejnë parakalime të rrezikshme.
Me patrulla të pozicionuara në akset më problematike të kryeqytetit, me dronë monitorimi, kamera inteligjente dhe pika të shumta kontrolli shpejtësie, Policia Rrugore në 48 orët e fundit:
•ka vendosur 136 masa administrative për mosrespektim të radhës dhe parakalime të rrezikshme, në zbatim të nenit 174/2/b, shkelje që shpesh janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të rënda;
•ka ngritur me karrotrec 17 mjete, për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme ose parkime të parregullta që pengonin qarkullimin;
•ka konstatuar 37 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, të cilët përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike dhe u ndëshkuan sipas procedurës ligjore;
•ka vendosur 2758 masa administrative për parkime të gabuara, një fenomen i përhapur që vijon të krijojë vështirësi në qarkullimin e përditshëm;
•ka arrestuar ose proceduar penalisht 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë përgjegjësi maksimale, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën rrugore, dhe të shmangin çdo sjellje që cënon sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia Rrugore e Tiranës garanton se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë, në të gjitha akset e kryeqytetit, ditë dhe natë, duke përdorur teknologji bashkëkohore dhe burime njerëzore, me synim krijimin e një qarkullimi më të sigurt, më të disiplinuar dhe më të qëndrueshëm për të gjithë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 26 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se e ka dhunuar motrën e tij, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Kjo shtetase është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. T., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar t’i marrë varësen e floririt një shtetaseje të mitur, 15 vjeçe.

Kurbin / Më datë 06.12.2025, shtetasi P. F., 51 vjeç, banues në fshatin Fushë-Milot dhe rezident në Itali, ka njoftuar Sallën Operative se persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën në Fushë-Milot disa vegla pune dhe orendi. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:
– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;
– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin B. Z., 18 vjeç, banues në Shkodër, dhe një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën 17-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërsa shtetasi B. Z. po drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin O. Ç., 39 vjeç, banues në Bajzë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim mbi faktin, pasi dje:
-në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar automjetin e tij, si pasojë e një manovre të gabuar, i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues shtetasin S. C., 31 vjeç, banues në fshatin Leporosh. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. V.;

-referuan materialet në Prokurori, për shtetasen E.G, 56 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi
në bulevardin “Bujar Bishanaku”, automjeti që drejtohej nga shtetasja E. G, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. Q., 41 vjeçe, banuese në Shkodër. Shtetasja E. Q., është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër për kontroll mjeksor, pa probleme për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. S., 41 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi ka dëmtuar derën e dhomës së zhveshjes së stadiumit “Reshit Rusi”, pas përfundimit të ndeshjes “Vllaznia U-15- Shënkolli U-15”, dhe nuk i është bindur forcave të policisë gjatë shoqërimit;

-A. F., 25 vjeç, dhe K. F., 28 vjeç (vëllezër), të dy banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me mjete të forta shtetasin Z. L., 33 vjeç, banues në Shkodër, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

H. K., 27 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka përvetësuar një shumë lekësh, nëpërmjet mashtrimit ndaj disa shtetasve;

L. Xh., 48 vjeç, banues në Librazhd, pasi ushtronte aktivitetin e transportit të udhëtarëve nga shteti grek, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

N. P., 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, pasi dyshohet se ka kanosur me një vegël pune (lopatë) një 49-vjeçar;

O. A., 49 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se ka vjedhur disa pajisje makinash në biznesin e një 50-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Pogradec / Më datë 06.12.2025, ka kallëzuar shtetasi K. O., 69 vjeç, banues në fshatin Gurras, se gjatë kohës që nuk ka pasur njeri në banesë, i kanë dëmtuar derën e banesës dhe i kanë vjedhur një shumë parash dhe disa dokumenta që kishte në banesë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, kapjen dhe identifikimin e autorit/ëve.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 39 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Manëz–Kameras, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 39-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, pa targa dhe pa dokumentacionin përkatës. Motomjeti që drejtonte 16-vjeçari u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. S., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte një 65-vjeçar.

Më datë 06.12.2025, shtetasi M. T., ka kallëzuar se ishte larguar nga banesa babai i tij, shtetasi P. T., 73 vjeç, banues në Durrës. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset e huaja J. H., 25 vjeçe dhe E. O., 27 vjeçe, pasi 2 shtetaset dyshohet se kishin marrë me qira, një apartament, ku ushtronin prostitucion.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finanaciar referuar materiale dhe punojnë për shoqërimin e shtetasit L. J, pasi dyshohet se ka kryer ndërtime pa leje. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. G., 25 vjeçe dhe E. G., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me shtetaset E. A dhe F. M;
-H. I dhe L. K, pasi shtetasi H. I, në një lokal i ka vjedhur çantën shtetasit I. D, ndërsa L. K, ka patur dijeni për vjedhjen dhe nuk e ka kallëzuar atë;
-I. Sh, gjatë kontrollit, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 3 mjete prerës(thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. H dhe M. R., pasi shtetasi L. H. ka bërë njoftim të rremë për vjedhjen e automjetit, duke pasur dijeni se ai i ishte marrë me vetëgjyqësi nga M. R., për shkak të një borxhi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasit A. M., 23 vjeç dhe E. L., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin këto shtetas janë gjetur një emblemë ushtarake, dy kapuça dhe 2 targa të vjedhura;
-arrestuan shtetasin A. D., 55 vjeç, pasi në aparatin e tij celular u konstatua i hapur në një faqe me baste sportive;
-arrestuan shtetasin A. A., 25 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H, pasi u konstatua duke hedhur fishekzjarre;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin S. T;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Zh, pasi në lokalin në pronësi të tij dyshohet se gjenerohej muzikë me volum të lartë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin J. Sh., 68 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. T, L. D dhe A. O, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. I., sepse pas një konflikti për motive të dobta, ka goditur me grushta shtetasin P. S;
-G. P, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëahortes së tij;
-S. Xh, M. Xh dhe për një shtetas të mitur 15 vjeç, pasi nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar automjetin me të cilin udhëtonin dhe nuk kanë paraqitur dokumentacionet e tyre identifikuese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. D, pasi shtetasi A. S, kallëzoi se i ka thyer xhamin e vetratës së biznesit që ka me qira, me pretendimin se është biznesi i tij;
-I. M, pasi ka ofenduar motrën e tij duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës që i ndalon kontaktin, ngacmimin apo komunikimin me të.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. A., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin të cilin e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke shkaktuar vetëm dëme materiale;
-A. M., 28 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. F, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. H., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Arbërit, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 06.12.2025, shtetasi A. H, kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja E. H., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza Kokaine.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka pajisur një shtetas 34 vjeç, me dokumenta angleze të dyshuara të flasifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. C., 44 vjeç, banues në Peshtan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 83 vjeç;
-M. L., 39 vjeç, banues në Himarë, pasi dyshohet se ka dëmtuar automjetin e marrë me qira, në pronësi të një shtetasi 44 vjeç;
-S. F., 41 vjeç, banues në Qarr, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Informacion paraprak/Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, automjeti me drejtues shtetasin A. Y., ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. Y. dhe tre punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

PKK Kapshticë / Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.

Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim.

Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në PKK Kapshticë, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Ndaj të cilit, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”, i cili po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.

Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga DVP Elbasan.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Online Threat”.

Mashtronte shtetas të ndryshëm duke u kërkuar nga 500 deri në 1000 euro, për të mos publikuar në rrjetet sociale fotot e tyre personale, vihet në pranga 20-vjeçari.

Dokumentohen 2 raste të mashtrimit të kryera nga ky shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën kibernetike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Online Threat”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, për një periudhë rreth 2-javore, në një rrjet social hapte profile false dhe, gjatë komunikimit me shtetas të ndryshëm, siguronte prej tyre foto personale. Më pas, nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit, u kërkonte shuma monetare nga 500 deri në 1000 euro, në këmbim të mosbërjes publike të fotove personale.

Konkretisht, në datat 05.12.2025 dhe 06.12.2025, ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shumën 750 euro nga një 36-vjeçar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The thief”.

Vidhte materiale dhe sende të ndryshme nga automjetet/subjekte, pasi iu thyente xhamat, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Në pranga dhe një 48-vjeçar, pasi blinte nga 34-vjeçari materialet e vjedhura.

Sekuestrohen disa nga materialet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh/subjekte, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në informacionet e marrë në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The thief”.

Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. S., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi G. Z, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste shtetasit G. S.

Gjithashtu, shtetasi G. Z, në datat 20.11.2025 dhe 29.11.2025, ka vjedhur 2 biçikleta.

Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë e sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer nga 34-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 3 të tjerë, në maj të vitit 2023, tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet spanjolle, u finalizua operacioni për kapjen dhe ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. G., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj të cilit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas dyshohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndikimi”

Dyshohet se, nën ndikimin e lëndëve narkotike, vodhën në një market në Arapaj të Durrësit. Identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët.

Njërit prej autorëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike, kanabis.

Dy autorëve iu gjetën edhe sende të tjera të vjedhura më parë, në automjete e dyqane.

Nga veprimet hetimore dyshohet se njëri prej autorëve merrej edhe me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen sendet e vjedhura, një palë doreza dhe një kaçavidë që i përdornin për vjedhje, një sasi lënde narkotike kanabis dhe vlera monetare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga puna gjurmuese dhe hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndikimi”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve: A. Gj., 20 vjeç, dhe E. Xh., 22 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, Durrës.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një market në pronësi të shtetasit Sh. K., banues në fshatin Arapaj, dhe ishin larguar me një automjet që drejtohej nga shtetasi A. Gj.

Në momentin e kapjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura jo vetëm në marketin e shtetasit Sh. K., por edhe sende të tjera të vjedhura në automjete dhe dyqane ditë më parë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Xh. iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, kanabis, për të cilën, nga veprimet hetimore, dyshohet se merrej edhe me shpërndarjen e saj.

Njëkohësisht, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin për të kryer vjedhje, 3 telefona të markave të ndryshme, një kaçavidë, doreza dhe rrobat e përdorura gjatë vjedhjeve, si dhe një shumë vlerash monetare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas dhe nga një shtetas tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Hapet konkurrimi për pozicionin Drejtor i DRA

Në zbatim të Ligjit të Ri për Policinë e Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka nxjerrë urdhrin për thirrjen për pjesëmarrje në konkurrim, për përzgjedhjen e kandidatit të përshtatshëm që plotëson kriteret ligjore për pozicionin “Drejtor, në Drejtorinë e Rikuperimit të Aseteve”, në Policinë e Shtetit.

Faza e aplikimeve është e hapur në periudhën 05.12.2025 ora 08:00 deri më datën 19.12.2025 ora 14:00.

Ka të drejtë të aplikojë për pozicionin “Drejtor, në Drejtorinë e Rikuperimit të Aseteve”, në Policinë e Shtetit, punonjësi i policisë, i cili mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues dhe që nuk ka konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.

Kandidati duhet të paraqesë së bashku me kërkesën për shprehjen e interesit, çdo dokumentacion tjetër provues për çdo komponent vlerësimi të përcaktuar në këtë urdhër, pranë sekretarisë së Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Mosparaqitja e dokumentacionit provues përbën shkak për mosvlerësimin e kandidatit për komponentin përkatës.

Çdo punonjës që shpreh interesin për të konkurruar për pozicionin “Drejtor, në Drejtorinë e Rikuperimit të Aseteve”, në Policinë e Shtetit, duhet të dorëzojë pranë Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve (në vijim KVA), në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dokumentacionin që është pasqyruar në webin e brendshëm të Policisë së Shtetit, ku kanë akses të gjithë punonjësit e Policisë për t’u njohur.

Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, të aplikojnë dhe të konkurrojnë për këtë pozicion, duke i garantuar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Martin Camaj”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e aksidentit u dëmtua pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. B., 46 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. Z., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Plepa–Golem, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Kavajë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 26-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. G., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një kompanie në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi E. G., i punësuar si shofer në këtë kompani, se më datë 24.06.2025 është dëmtuar në këmbë gjatë punës dhe nuk është trajtuar siç duhet nga sigurimet shoqërore, për shkak të pagës së padeklaruar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. N., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi kallëzon shtetasi A. Dh. se 27-vjeçarja ka postuar në rrjetin social Instagram foto të tij dhe familjarëve të tij, me mbishkrime denigruese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

E. T., 43 vjeç, dhe F. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike kanë kanosur shtetasin F. S.

A. K., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht një 58-vjeçar.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasit A. M. dhe F. A., banues në Durrës, kanë kallëzuar se u kanë marrë targat e automjeteve të tyre, përkatësisht në lagjen nr. 2 dhe në lagjen nr. 15, pranë banesave të tyre. Vijon puna për gjetjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin F. M., 58 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit K. Gj., 50 vjeç dhe A. P., 40 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Shtetasi K. Gj. kishte njoftuar Policinë pasi kishte dëgjuar të shtëna me armë, dhe gjatë verifikimeve shërbimet e Policisë konstatuan se shtetasi A. P. po kryente gjueti të paligjshme në fshatin Barbulloj, Lezhë, ku kishte vrarë një shpend të egër me armë gjahu.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. Gj. u gjetën dhe u sekuestruan fishekë të armës së gjahut.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan armët e gjahut dhe fishekët përkatës për to.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. Ll., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases Zh. K., një shumë parash. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

R. D., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. Gj., për motive pronësie;

D. A., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, është konstatuar nga punonjësit e IKMT, një kamion i ngarkuar me zhavorr, ndërkohë që aktiviteti i firmës është i bllokuar nga IKMT.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. P., 36 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka paraqitur te një zyrë noteriale një dokument të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin B. Ç., 28 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Pornografi”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materiale në Prokurori për shtetasen A. H., 31 vjeçe, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit M. A., 35 vjeç, i dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përndjekja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
•arrestuan shtetasin M. D., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetase;
•arrestuan shtetasin F. Z., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit iu gjetën një armë sportive, një armë e ftohtë dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
•arrestuan shtetasin P. B., 67 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se është veteplagosur me armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje. Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 67-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën;
•ndaluan shtetasin I. S., 23 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin D. Z.;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. G. dhe F. Y., pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
•arrestuan shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis. Gjithashtu, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë me qëllim shmangien e shoqërimit;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. Xh., Xh. N., Sh. Q., A. Z., A. B., H. H. dhe L. O., pasi në tokat në pronësi të bizneseve të secilit prej tyre, në kohë dhe vende të ndryshme, u konstatuan të hedhura materiale inerte, në kundërshtim me ligjin;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. T., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•E. A. dhe I. A., pasi dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin M. Sh.;
•M. B., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin E. K.;
•2 të mitur, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas të mitur;
•A. H. dhe R. I., pasi dyshohet se kanë kanosur shtetasin R. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Sh. B., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
•në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme mbi aksidentin e ndodhur në Unazë të Madhe, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., informojnë se në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetasve Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;
•arrestuan shtetasin F. K., 23 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Më datë 05.12.2025, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. Xh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Fireworks” për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret.

Konstatohet një magazinë në rrugën “Besim Fagu”, ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh, me qëllim shitjen. Vihet në pranga pronari i magazinës.

Sekuestrohen qindra fishekzjarre të modeleve të ndryshme, të paketuara në koli.

Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike/fishekzjarre, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Nr. 4, është konstatuar një magazinë në një garazh, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, me qëllim shitjen.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, është kapur në flagrancë dhe arrestuar pronari i tij, shtetasi I. K., 24 vjeç.

Gjatë kontrollit në magazinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarre të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit. Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçaren, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje, shtetasja E. B., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, ka bërë kallëzim se shtetasi E. G., 28 vjeç, e ofendon në mënyrë të përsëritur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. K., 57 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi është konstatuar duke hedhur mbetje inertesh pa marrë leje tek organet kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi A. S., 22 vjeç, i cili është goditur nga rryma elektrike, gjatë vendosjes së një banderole, në një ndërtesë. 22-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. L., 29 vjeç, banues në fshatin Kocul, Vlorë, i dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit 5 muaj e 28 ditë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në fshatin Shën Vasil, pasi ndaj tij ka paraqitur kallëzim shtetasja A. N., 57 vjeçe, se gjatë një debati me fjalë midis tyre për motive pronësie, ky shtetas e ka kanosur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 04.12.2025, si pasojë e erës së fortë që frynte, është rrëzuar duke dëmtuar kokën dhe ka ndërruar jetë shtetasja F. A., 82 vjeçe, banuese në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vau i Dejës / Kontrol­le intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “STAJKA”.

Kishte përshtatur lokalin për përdorim droge dhe për lojëra fati, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis, një valixhe me çipsa pokeri, letra bixhozi, si dhe një mjet prerës (thikë).

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “STAJKA”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Gjatë kontrollit të një subjekti bar-kafe, në përdorim nga shtetasi A. P., në fshatin Stajkë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, një valixhe me çipsa pokeri dhe letra bixhozi, të cilat përdoren për lojëra fati.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”, “Organizim i lojërave të fatit”.

#angazhimpërkushtimsakrificë‍♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

DVP Korçë

Vijojnë kontrollet në qarkun e Korçës, për goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qarku”

Zbulohen 5 lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vihen në pranga 2 administratorë lokalesh qytetin e Korçës dhe Pogradecit.

Procedohen penalisht 6 shtetas administratorë dhe punonjës në lokalet e evidentuara gjatë operacionit.

Kapet dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, po për lojëra fati.

Sekuestrohen pajisjet që shërbenin për lojëra fati dhe disa telefona.

Si rezultat i kontrollit të kryer, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Pogradec kanë zbuluar disa lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, ku organizoheshin lojëra fati.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, administratori i lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”;

E. M., 26 vjeç, banues në Pogradec, administratori i lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin, janë konstatuar monitorë dhe aparate celularë me faqe që shërbenin për vendosjen e basteve sportive, si dhe janë konstatuar punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

M. V., 48 vjeç, banues në Korçë, dhe S. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Punësim i paligjshëm”, pasi gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin u konstatuan 2 kamarierë të paregjistruar në organet kompetente.

V. T., 19 vjeç, dhe Ç. P., 42 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

E. Ç., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi u konstatua që biznesi që administronte ishte i paregjistruar në organet kompetente.

D. K., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Deklarim i rremë para oficerëve të Policisë Gjyqësore”.

Gjatë kontrolleve u kap edhe shtetasi N. D., 35 vjeç, banues në Korçë, i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, pasi kishte kanosur nëpërmjet telefonit një 18-vjeçar, për një shumë lekësh që i kishte borxh, për vendosjen e basteve sportive që i kishte bërë 35-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten duke e plagosur rëndë me një send të fortë, vihet në pranga menjëherë nga Policia 76-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit për një rast dhune në familje në lagjen nr. 17, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 76 vjeç, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.