Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 273 shtetas, konkretisht: 75 shtetas janë vënë në pranga, 182 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 31 raste. 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 38 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga, 8 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 48 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 13 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 18 raste, 9 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 31 raste. 7 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 28 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 18 raste. 7 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 19 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-8 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-7 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 2 shtetas janë arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 6 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të vetëgjyqësisë. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. Njëri prej rasteve është me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të shpallur në kërkim. Për një rast të mëparshëm të kësaj vepre penale, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetase;
-2 raste të krimeve kibernetike. Njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mbajtjes pa të drejtë të uniformës, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Për një rast të mëparshëm të kësaj vepre penale, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas;
-2 raste të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie të pasurisë, me 3 shtetas të arrestuar
-nga 1 rast i dhunimit të banesës, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, vrasjes me dashje të kafshës së shoqërimit, kallëzimit të rremë, ndërhyrjeve të padrejta në jetën private, moskallëzimit të krimit, fyerjes dhe neglizhencës në trajtimin mjekësor, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për implikim në prostitucion.
2 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Mashtrimi kompjuterik”, janë ndaluar.
1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, është ndaluar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 15 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 22 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar 46 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. Për raste të tjera, 27 shtetas janë vënë në pranga dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.