Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Around”, nga Seksioni për Operacionet Speciale në DVP Tiranë.
Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Seksionit për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Around”.
Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të stadiumit “Dinamo”, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A. Ll., 21 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasin A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet tip Mitsubishi të vjedhur në Norvegji.
Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit E. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 48-vjeçare, se ky shtetas, më datë 04.11.2024, në lagjen “11 Janari”, Vlorë, ka kryer ndaj saj veprime të natyrës seksuale pa dëshirën e saj.
Po ashtu, Komisariati ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, pasi sot rreth orës 01:15, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit D. F., banues në Vlorë. Si pasojë është djegur automjeti tip “Volksëagen” dhe janë dëmtuar pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara në afërsi.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë kapi dhe ndaloi shtetasin L. Sh., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. H., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kontroll fizik.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasit K. K., 29 vjeç dhe S. L., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka kallëzuar shtetasi F. D., 48 vjeç, se më datë 03.11.2024, në rrugën “Bishnicë-Jollë”, këta shtetas e kanë kanosur dhe i kanë dëmtuar kamionçinën që ai drejtonte, me qëllim që të bashkëpunonte me ta, për të prerë dru në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. T., 54 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka dëmtuar xhamat e një biznesi (parukeri) ku ushtronte aktivitetin një 45-vjeçare, me pretendimin se objekti është në pronësi të tij dhe se 45-vjeçarja nuk i kishte paguar qiranë.
Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi A. E., 44 vjeç, banues në fshatin Velçan, i cili ka kallëzuar se më datë 04.11.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin G. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin H. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. Q., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për një të mitur 16 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 151/22 i Kodit Penal.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në fshatin Gjeç Fushë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një bidon plastik 0.5 litra, i mbushur me lëndë djegëse benzinë, me të cilën dyshohet se do të digjte një automjet tip “Opel” në pronësi të shtetasit E. Sh., 28 vjeç. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së celularit, iu gjet një foto e automjetit tip “Opel”.
Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, konkretisht: 15 shtetas janë vënë në pranga, 65 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas.
Është ndaluar 1 shtetas i kërkuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa për një rast në këtë fushë, të goditur rishtas, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste. 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve ekonomike. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të falsifikimit, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastin tjetër është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas.
Janë evidentuar 7 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve me funksione publike, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Dhuna seksuale”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i veprave penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Fyerja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është ndaluar 1 shtetas i dënuar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Është kapur dhe proceduar në gjendje të lirë 1 shtetase e akuzuar për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 20 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.