Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, 1 shtetas që akuzohet se ka siguruar mjete dhe kushte për vrasjen e një shtetasi, në vitin 2021, në fshatin Gjocaj, Peqin.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit:
-L. L. alias K. L. alias I. L., 49 vjeç, lindur në Lushnjë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.10.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
49-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit L. H., A. T., L. S., E. Xh. dhe B. B., për të kryer vrasjen e shtetasit A. B., më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin.
Ai dyshohet se ka siguruar armët për kryerjen e këtij krimi dhe mjetet e transportit për largimin e pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal, nga vendi i ngjarjes.
Vlorë / Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
-B.B., 37 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 13.01.2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Nga hetimet intensive, të zhvilluara përgjatë disa muajve dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, u dokumentua se më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin S. D., 38 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. M., 37 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Kontrata”.
Ekzekutohen masa sigurie për 5 shtetas, të akuzuar për falsifikim dokumentesh ose shpërdorim të detyrave.
Vendoset sekuestro preventive mbi një sipërfaqe toke në fshatin Mëzez, që është përfituar në mënyrë të paligjshme nga 2 prej këtyre shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Kontrata”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i datës 03.03.2026, i Gjykatës së Tiranës, që ka caktuar masat e sigurisë për 5 shtetas, si vijon:
-“Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin D. B., 45 vjeç;
-“Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin I. Ç., 59 vjeç;
-“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. S., 49 vjeç, F. Z., 35 vjeç dhe Th. L., 41 vjeç, punonjës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit D. B. dhe I. Ç. kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e ASHK-së.
Më tej, Gjykata ka caktuar sekuestro preventive për këtë sipërfaqe toke.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. N., 28 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, janë konfliktuar me një 35-vjeçare, për shkak të manovrimit të gabuar në rrugë me automjet.
Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim, identifikimin e bashkëpunëtorit të tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. L., 54 vjeç, banues në Laç, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. R., 25 vjeç, banues në Laç, pasi me automjetin që kishte parkuar në mënyrë të parregullt, në qytetin e Lezhës, ka penguar kalimin e automjeteve të tjera.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. X., 34 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
DVP Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve E.S., 51 vjeç; H.A., 32 vjeç; B.K., 50 vjeç; L.K., 49 vjeç; A.T., 36 vjeç, banues në Klos, pasi me vetëgjyqësi u kanë bllokuar rrugën punonjësve të një shoqërie private, me qëllim moslejimin e vijimit të punimeve për ndërtimin e një HEC-i në fshatin Kurdari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.P., 61 vjeç, banues në fshatin Luzni, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasin Dh.P.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.
Vlorë / Vijojnë goditjet kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 25-vjeçari edhe një shtetas tjetër për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen armë zjarri (pistoletë), municion luftarak, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, maskë plastike, 4 aparate celularë dhe një automjet.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Vlorë në bashkëpunim edhe me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “Benz”, në rrethrrotullimin e bypass-it, në fshatin Babicë e Madhe.
Automjeti drejtohej nga shtetasi F.H., 25 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa pasagjer ishte shtetasi D.A., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F.H., në çantën e tij marsup iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri (pistoletë) me një krëhër me 5 fishekë.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 20 fishekë luftarakë, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa si dhe një maskë plastike.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celularë dhe automjeti i këtij shtetasi.
Në përfundim të veprimeve procedurale:
u arrestuan shtetasit
-F.H., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-D.A., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet për këta shtetas, si dhe për verifikimin e përfshirjes së tyre të mundshme në ngjarje të tjera kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ekzekuzuan vendimin e Gjykatës së Fierit e cila ka caktuar dënimin me 5 vite burg për shtetasen L. Z., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Z., 23 vjeç, banues në fshatin Matian, Lushnjë, pasi duke drejtuar një motomjet pa targa, është përfshirë në një aksident me një automjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi D. Z., dhe një pasagjer që ndodhej në motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. D., 54 vjeçe, banuese në Memaliaj, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta, shtetasin S. D., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-J. T., banues në fshatin Stërmbec, pasi dje, ka penguar punonjësit e bashkisë, gjatë punës për rregullimin e shtyllave të ndriçimit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike;
-V. M., 47 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. M., 39 vjeç, banues në fshatin Dervician dhe Xh. D., 40 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Librazhd
Plagosi me thikë, një 46-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga.
Vihet në pranga dhe një 48-vjeçar, pasi dyshohet se ka fshehur thikën dhe nuk ka njoftuar Policinë, për ngjarjen.
Procedohen penalisht bashkeshortja e 48-vjeçarit, e cila dyshohet ka bashkëpunuar për të fshehur thikën e përdorur për plagosjen, dhe shtetasi i dëmtuar, pasi të dy kanë refuzuar të japin informacione për rrethanat e ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së qytetit të Librazhdit, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-H. D., 75 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”;
-A. H., 48 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Nga hetimet dyshohet se më datë 04.03.2026, rreth orës 20:20, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. D. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. M., 46 vjeç, banues në Librazhd, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. H. dyshohet se ka fshehur mjetin prerës me të cilin është kryer plagosja, si dhe nuk ka raportuar në Polici, për ngjarjen.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. H., 44 vjeçe, banuese në Librazhd (bashkëshortja e shtetasit A. H., e cila ka qenë në vendngjarje), për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-S. M., 46 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për shtetasin D. S., 25 vjeç, banues në Tropojë, i cili është dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S.H., 32 vjeç, banues në fshatin Vashtermi, Korçë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Më datë 05.03.2026, si rezultat i veprimeve intensive policore dhe hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, bënë të mundur identifikimin dhe dokumentimin e autorsisë të vjedhjes me dhunë të varëses dhe aparatit telefonik një shtetase mbremjen e djeshme. Autori i dyshuar, shtetasi M.A., 25 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim dhe vazhdon puna për kapjen e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori pasi dy shtetas të mitur, në lagjen “Sinan Ballaci”, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit, njëri prej tyre është goditur me mjet prerës dhe pasi mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, u largua për në banesë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasit H.M., 47 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 3.72 gramësh lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa .
Më datë 04.03.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Lef Sallata”, në banesën e saj është gjetur e pajetë shtetasja M.H., 65 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.
U kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, gjatë natës, në Astir, vihet në pranga 33-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur në Astir, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “On Time”, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-K. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në orët e para të datës 05.03.2026, te rrethrrotullimi i Astirit, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 33-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin M. K., 36 vjeç, që ia ka caktuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse e degës postare Elbasan, pasi dyshohet se ka përvetësuar 330 000 lekë nga pagesat që kryhen në postë, duke vepruar në sistemin elektronik të institucionit, me kredencialet e një kolegeje të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. A., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. L., 25 vjeç, pasi në aksin rrugor “Gramsh–Kodovjat”, motomjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. Rr. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. L., i cili është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec dhe I. B., 52 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasin I. B. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Ç. iu gjetën një thikë dhe një send i mprehtë (gërshërë), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. M., 62 vjeç, banues në fshatin Liqenas, Pustec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të bashkëshortes së tij. Po punohet për kapjen e 62-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “One day”.
Dje, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kanosi një shtetas, për motive të dobëta, kapet në flagrancë me sasi Kokaine dhe me pistoletë sportive, 31-vjeçari.
Sekuestrohen arma sportive dhe sasia e lëndës narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë dhe posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “One day”.
Si rezultat, u arrestua shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dje, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 armë të dyshuar sportive.
Ky shtetas, dje, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kanosur një shtetas, në rrugë, me armën sportive që posedonte, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetases A. L., pasi dyshohet se i ka vjedhur profilin personal në rrjete sociale shtetases A. L.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. M., E. Z. dhe A. Sh., pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset V. C. dhe Zh. N., pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra-tjetrën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin A. S., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij;
-referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për shoqërimin e shtetasit A. V., pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë automjetin me qira shtetasit O. D., dhe nuk ia ka kthyer.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. C., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen Dh. K., si dhe ka goditur vëllain e saj, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. D., pasi dyshohet se ka shtyrë me forcë rojen e një shkolle për të hyrë në ambientet e saj, me pretendimin se do të shoqëronte fëmijën gjatë procesit mësimor;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. A., pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëjetuesen e tij;
-referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për shoqërimin e shtetasit V. I., pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së disa mallrave në një dyqan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. N., pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin A. D.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. D., pasi dyshohet se ka kanosur kunatin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasit L. T., 42 vjeç dhe V. T., 33 vjeç, vëllezër, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. T., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. L. dhe K. L., pasi për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin S. M.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin E. H., 23 vjeç, pasi në rrugën “Dajti”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin A. T., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. V., pasi ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjere në automjet, të cilat pas mjekimit u larguan për në banesë.
Më datë 05.03.2026, një 18-vjeçar kallëzon se është goditur me një send të fortë nga një shtetas i panjohur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan shtetasin M. J., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një magazinën në lagjen nr.17;
-ndaluan shtetasin A. T., 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin D. H., për detyrimet e biznesit të tij që ka këmbyer me automjetin e shtetasit D. H..
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kundërshtuar punonjësit e sigurisë në portin e Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan me iniciativë shtetasin Y. A., 47 vjeç, banues në Plazh, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin disa kazanëve me mbeturina, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-N. N., 65 vjeç, banues në Shijak, pasi ka kanosur me fjalë një 41-vjeçar, për motive të dobëta;
-H. K., 25 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 53-vjeçar, për motive të dobëta.
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi R. N., 69 vjeç, banues në Xhafzotaj, dyshohet se në gjendje të dehur, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në kanal. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Në lidhje me informacionin e dhënë më datë 03.03.2026, për largimin nga banesa të shtetasit P. N., 75 vjeç, bëjmë me dije se ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Durrës dhe më pas është shoqëruar në banesë, te familjarët e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës/Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
-Akuzohet se ka siguruar një sasi lënde plasëse që do të përdorej për ngjarje kriminale, në Durrës, kapet dhe ndalohet 34-vjeçari.
-Akuzohet për kontrabandë mallrash, kapet dhe ndalohet shtetasi malazez.
Stukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë shkëmbyer informacione dhe kanë bashkëpunuar strukturat e Policisë Kufitare në Kukës dhe në Shkodër, për kapjen e 2 shtetasve në kërkim.
Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, u bë e mundur kapja në hyrje të RSh-së, në PKK Morinë, dhe ndalimi i shtetasit K. L., 34 vjeç, banues në Dibër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. Ai akuzohet se ka siguruar një sasi lënde plasëse që është gjetur në një banesë në lagjen nr.10, Durres, në vitin 2022, e cila nga hetimet rezultoi se do të përdorej për ngjarje kriminale.
-Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Bashkim, Shkodër, u bë e mundur kapja në hyrje të RSh-së, në PKK Bashkim, dhe ndalimi i shtetasit malazez B. R., 44 vjeç, banues në Malin e Zi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
