Tiranë
Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:
K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
DVKM Korçë/Goditen në PKK Qafë Thanë dhe në PKK Goricë, 2 raste të paligjshmërive në kufi.
Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë konstatuan në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 2 raste të paligjshmërive në kufi. Konkretisht:
-në PKK Qafë Thanë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi V. T., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, u gjet i fshehur nën rimorkio, 1 shtetas maroken. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 30-vjeçarin, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;
-në PKK Goricë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi T. A., 63 vjeç, banues në fshatin Zaroshkë, u gjetën produkte ushqimore dhe medikamente, të papajisura me fatura blerjeje. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 63-vjeçarin, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. Gjithashtu, mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Kontrollet kundër paligjshmërive në kufi dhe tentativave për të lëvizur ilegalisht, vijojnë, krahas punës për menaxhimin e fluksit dhe ofrimin e një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë për qytetarët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. L. dhe F. A., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 03.08.2025, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit P. I.. Si pasojë janë djegur bimë mjekësore dhe ushqim për bagëti.
Dje, kallëzuan shtetasit:
-Sh. Ç., 33 vjeç, se në afërsi të banesës së tij, i kanë vjedhur çantën;
-K. K., 23 vjeç, se i kanë vjedhur targat e automjetit që ka qenë i parkuar prej vitesh, në lagjen “Tre Heronjtë”.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtyre rasteve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. B., 25 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar në rrugë. Nga aksidenti është dëmtuar 25-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës “Milot–Morinë” referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 20 vjeç, banues në Kosovë, pasi në Rubik, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. A., 48 vjeç. Si pasojë është dëmtuar një pasagjere në automjetin që drejtonte 20-vjeçari, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. T., 43 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se ka fyer nëpërmjet mesazheve telefonike, ish-bashkëshortin e motrës së tij, për shkak të një video-je që ky i fundit ka publikuar në një portal.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrollit të territorit, të kryer në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, gjetën të kultivuara në një sipërfaqe toke publike, në vendin e quajtur “Mali i Kuq”, 41 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, nëpërmjet djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 04.08.2025, rreth orës 23:00, shtetasi P. B., 46 vjeç, në stanin e tij në fshatin Bolenë, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armën e gjahut të llojit çifte, të cilën e kishte në pronësi me leje. 46-vjeçari është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin I. J., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 04.08.2025, në rrugën “Adem Sheme”, Sarandë, është konstatuar nga punonjësit e policisë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 03.08.2025, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, duke punuar në banesë, shtetasi L. M., 51 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit A. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Tatzat, Delvinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me gur në kokë shtetasin Z. D., 59 vjeç.
Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. Sh., 35 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka dhunuar një 64-vjeçare.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-një 16-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjet;
-F. S., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor “Glinë-Grapsh”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. H., 48 vjeç, banues në Gjirokastër. Nga aksidenti është dëmtuar 48-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas të mitur 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi të vogla me lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 54 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, automjeti që drejtonte, ka përplasur shtetasen A. R., 64 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. D., 67 vjeç, banues në Kurjan, pasi dyshohet se ka prerë 19 rrënjë ulliri të një shtetasi tjetër, me pretendimin se ishin të mbjellë në tokën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. M., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë automjetin një shtetasi dhe nuk ia ka kthyer më. Punohet për kapjen e 36-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Z., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, 9-vjeçarë, pasi dyshohet se nga pakujdesia, kanë ndezur zjarr në një banesë të braktisur. Si pasojë janë djegur një sipërfaqe toke dhe disa pemë frutore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Kishte kultivuar bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat, arrestohet 55-vjeçari.
Sekuestrohet me cilësinë e provës materiale, një pjesë e vogël e bimëve. Pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies.
Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një rast në këtë fushë. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.
Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë
Reagimi i menjëhershëm i Policisë vë në pranga një 27-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Në pranga edhe vëllai i tij, i cili fshehu armën e zjarrit menjëherë pas ngjarjes.
Sekuestrohen arma e zjarrit, me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin Nr. 7, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës” një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një 32-vjeçar, gjatë një konflikti mes tyre, organizuan punën dhe ndërhynë me shpejtësi për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•L. M., 27 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A. R., 32 vjeç.
•R. M., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit të përdorur nga vëllai i tij, menjëherë pas ngjarjes.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën armën e zjarrit të përdorur në ngjarje, një sasi municioni luftarak dhe automjetin, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” lokalizojnë dhe kthejnë te familjarët, një fëmije 2 vjeç, i cili u largua gjatë një aktiviteti në sheshin e qytetit.
Menjëherë pas njoftimit nga një shtetase, se djali i saj kishte humbur gjatë një aktiviteti festiv, në shesh, dhe nuk po gjendej, shërbimet e Policisë u angazhuan për gjetjen e të miturit.
Pas kërkimeve intensive në zonën e aktivitetit dhe përreth saj, fëmija u gjet në kohë rekord dhe iu kthye nënës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Nëna falënderoi Policinë për reagimin e shpejtë dhe profesional, që mundësoi gjetjen e të miturit.
Policia e Lezhës fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë, për çdo incident apo nevojë për ndihmë që ata kanë, si dhe iu garanton se reagimi do të jetë maksimal, i shpejtë dhe profesional.
Shëngjin/Të gjitha strukturat e Policisë së Lezhës, në terren, për të siguruar pëmbushjen e parametrave të sigurisë gjatë të gjithë sezonit veror 2025.
Për zbatimin e planit të posaçëm të masave të Policisë së Shtetit, janë angazhuar: Patrulla e Përgjithshme, Forca e Posaçme “Shqiponja”, Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSh), Policia Rrugore, si dhe efektivë që patrullojnë me biçikleta.
Puna e Policisë është përqendruar në:
menaxhimin e shpejtë dhe efikas, të çdo informacioni të siguruar në rrugë operative, çdo indicieje apo denoncimi nga qytetarët, për të parandaluar incidentet dhe ngjarjet kriminale, për të garantuar siguri, si dhe për të ofruar menjëherë ndihmë, në rast nevoje;
verifikime të vazhdueshme ndaj mjeteve dhe drejtuesve të tyre, për garantimin e sigurisë rrugore, respektimin e rregullave të qarkullimit dhe menaxhimin e fluksit në nyjet hyrëse dhe dalëse të qytetit;
matjen e nivelit të zhurmës në ambientet e shërbimit, me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe ruajtjen e qetësisë në zonat publike.
Policia e Lezhës do të vijojë praninë e shtuar në të gjithë territorin e njësisë administrative Shëngjin dhe në zona të tjera turistike të qarkut, për të garantuar një sezon veror të qetë dhe të sigurtë për qytetarët dhe turistët.
Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në njësitë fizike të Policisë dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe profesional.
#PoliciaLezhës
#SezoniVeror2025
#QetësiDheSiguri
#NëShërbimTëQytetarëve
Vlorë/Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje, vihen në pranga 2 vëllezër, njëri prej tyre posedonte dhe armë gjahu pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mekat kishte një rast dhune në familje, kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e plotë të rastit, u bë ndalimi i shtetasve:
•K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Mekat.
Këta shtetas, dyshohen se gjatë një konflikti në familje, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit K. P.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të llojit teke, e cila mbahej pa leje prej tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Strategjia”.
Me identitet të rremë, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë, për t’iu marrë para, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
Ai u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.
Pas kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas, të cilit i kishte dhënë disa herë, shuma parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur punën për kapjen e autorit, i cili përdorte identitet të rremë, si dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i veprimeve operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Strategjia”, u arrestua në flagrancë, teksa po i merrte një tjetër shumë parash, denoncueses, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Paskuqan.
Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Leskovik, Kolonjë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Tiranë
Vodhi 1 automjet në mesnatë, dyshohet me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari (shtetas me precedent për të njëjtin krim).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, menjëherë pas njoftimit se në bulevardin “Bajram Curri”, ishte vjedhur një automjet, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u ndalua autori i dyshuar, shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Automjeti i vjedhur u gjet në afërsi të banesës së 38-vjeçarit, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, L. H., 42 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin S. M., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka shtyrë fizikisht, për motive të dobëta, një mjek, në ambientet e një klinike private.Vijon puna për kapjen e 27-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
–F. S., E. M., F. V., P. V. dhe M. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin. Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi F. S. ka kanosur me mjet prerës, shtetasin F. V.. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
–E. M., 46 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. V., 18 vjeç, Sh. D., 20 vjeç, D. B., 20 vjeç dhe E. N., 20 vjeç, si dhe për një 17-vjeçar, pasi në rrugën “Skënderbeu” Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e vendqendrimit të rojës në një subjekt në fshatin Domje, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me rojën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim shtetasin N. M., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij. Vijon puna për kapjen e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 46 vjeç, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi R. B., 21 vjeç. Si pasojë, 21-vjeçari është dëmtuar dhe është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme shpallën në kërkim shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar 5 të mitur nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë. Automjeti me 5 të miturit u gjet i braktisur në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë”. Në vijim të hetimeve për këtë rast, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, u identifikuan 2 bashkëpunëtorë të dyshuar të 23-vjeçarit, konkretisht shtetasit B. B., 38 vjeç dhe F. C., 39 vjeç, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Punohet për kapjen e shtetasit A. M.
Më datë 04.08.2025, shtetasi B. S., 41 vjeç, kallëzoi se në rrugën “Pjetër Bogdani”, është goditur me grushte, nga një shtetas i paidentifikuar prej tij. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 05.08.2025, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur një shishe me lëndë djegëse, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit N. N.. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Identifikohet dhe gjobitet me 52 000 lekë drejtuesi i një automjeti që kreu manovra të rrezikshme në rrugën “Dhimitër Konomi”.
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një automjet shfaqej duke kryer manovra të rrezikshme në rrugën “Dhimitër Konomi”, shërbimet e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë kryen verifikime për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S., ka qarkulluar në karrexhatë në sens të kundërt me drejtimin e lëvizjes, duke rrezikuar sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.
✅ Në zbatim të VKM nr. 153, neni 350, për shkelje të neneve 139, 141 dhe 127 të Kodit Rrugor, ndaj tij u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 52 000 lekë.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos në zonat turistike gjatë sezonit veror, ku fluksi i mjeteve dhe këmbësorëve është i lartë. Respektimi i këtyre rregullave është thelbësor për garantimin e sigurisë në rrugë.