Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi me thikë, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën 2 thika.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte kanosur me thikë bashkëshorten e tij, organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grushte përgjegjësin e OSHEE Cërrik, shtetasin A. Sh., në ambientin e tij të punës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin R. H., 20 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 72 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka hedhur lëndë helmuese në tokën ku kullotin bagëtitë e shtetasit T. F., dhe për pasojë kanë ngordhur 12 bagëti.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin U. Ç., 70 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, ka përplasur me automjet një 17-vjeçar që lëvizte me biçikletë. 17-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Gramsh/Më datë 04.12.2025, rreth orës 17:00, dyshohet se shtetasit E. H., 46 vjeç dhe L. A., 49 vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta.
Gjithashtu, në konflikt u përfshinë edhe djali i 46-vjeçarit, një 17-vjeçar, si dhe vëllai i 49-vjeçarit, shtetasi F. A., 57 vjeç (punonjës policie).
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 46 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Sa i përket veprimeve procedurale që lidhen me 49-vjeçarin dhe vëllain e tij F. A. (punonjës policie), ato po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Backyard”.
Kishte fshehur në oborrin e banesës së tij, në rrugën “Buna”, sasi lënde narkotike Kokainë, arrestohet 41-vjeçari.
Lënda narkotike u gjet gjatë kontrolleve në këtë rrugë, ku përveç të arrestuarit, banonin dhe të afërmit e tij, të cilët paraprakisht, kishin kundërshtuar shërbime të Policisë.
Sekuestrohet lënda narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve gjatë kontrolleve, me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë ndaluar për verifikim, në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasin K. L., 31 vjeç. Ai nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve verifikuese dhe për këtë arsye, është shoqëruar në Komisariat, ku më pas, janë paraqitur babai i tij, shtetasi M. L., 57 vjeç, dhe bashkëshorti i motrës së tij, shtetasi A. B., 33 vjeç, të cilët gjithashtu kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, mbi shoqërimin e shtetasit K. L.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, të tre këta shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Më tej, në kuadër të operacionit “Backyard”, janë kryer kontrolle në banesën e shtetasve M. L. dhe K. L., në rrugën “Besa”, si dhe në banesën e bashkëshortit të motrës tjetër të shtetasit K. L. (vajzës së shtetasit M. L.), shtetasit K. K., 41 vjeç, në të njëjtën rrugë.
Në oborrin e banesës së shtetasit K. K., u gjet e fshehur një enë, brenda së cilës ishte një sasi lënde narkotike Kokainë e ndarë në doza, të gatshme për shitje. Në përfundim të veprimeve procedurale, 41-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. G., 18 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. G., 33 vjeçe dhe I. M., 34 vjeçe, si dhe për shtetasin E. D., 24 vjeç, pasi 2 shtetaset dyshohet se kishin marrë me qira, një apartament, ku ushtronin prostitucion. Ndërkaq, 24-vjeçari dyshohet se do të ofronte para, për të përfituar nga kjo veprimtari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin E. P., 25 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i mituri ka goditur me send të fortë, 25-vjeçarin, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar me mjet prerës, të miturin, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., 21 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me shtetasin Y. Z.
Në vijim të informacioni të dhënë mesditën e djeshme, mbi shpërthimin e një bombole gazi në një ambient aktualisht jofunksional në Rrugën e Kavajës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e ambientit, shtetasin B. D., pasi dyshohet se ka shkelur rregullat për montimin/përdorimin e pajisjeve me gaz, dhe si pasojë ka rrjedhur një pajisje e tillë që ka shkaktuar shpërthimin.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-O. P. dhe G. B., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”;
-I. Z., N. Q. dhe P. Q., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-K. F., 20 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”;
-R. E., F. Ll. dhe E. Ç., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasin J. Sh., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Punohet për kapjen e shtetasit J. Sh..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasin N. M., pasi dyshohet për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin F. R.. Punohet për shoqërimin e shtetasit N. M..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për ndalimin e shtetasit S. L., 36 vjeç, të dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-ndaluan shtetasin L. C., 18 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në muajin shtator, ka kanosur me armë zjarri, shtetasin A. M.. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar që shoqëronte shtetasin L. C., në momentin e ndalimit;
-shpallën në kërkim shtetasin B. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka braktisur automjetin ku mbante një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa. Punohet për kapjen e 20-vjeçarit.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-E. Gj., 34 vjeç dhe M. Gj., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur;
-H. H., 19 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. R., 69 vjeçe, e cila është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Më datë 04.12.2025:
-shtetas të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash, në subjektin në pronësi të shtetasit G. S.. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-shtetasja D. A. kallëzoi se në banesë i kanë vjedhur armën e gjahut që kishte me leje. Punohet për identifikimin dhe kapje e autorit/ëve të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Kakavijë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
✅Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, për gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale.
Konfiskohen 3 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m², të ndodhura në fshatin Ishull Shëngjin.
Në zbatim të vendimit të GjKKO-së, i lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ekzekutuan vendimin për konfiskimin e tri pasurive të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m².
Pasuritë, të përfituara nga veprimtari kriminale, ndodhen në fshatin Ishull Shëngjin.
—
Shërbimet e Policisë Rrugore:
-arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. J., 33 vjeçe dhe Gj. N., 47 vjeç, pasi dje, në Rrëshen, automjeti që drejtonte 33-vjeçarja, u përplas me motomjetin që drejtonte në gjendje të dehur, shtetasi Gj. N.. Nga aksidenti u dëmtuan të dy shtetasit. Ata janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. P., banues në Milot, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. K., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë, në Pallatin e Kulturës, Rrëshen, gjatë një takimi politik.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Kamëz
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Bulevardi”.
I mori me dhunë varësen e floririt, një shtetaseje, në rrugë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.
I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dje, pas marrjes së njoftimit se një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
-K. R., 36 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, i ka marrë me dhunë varësen nga qafa, varësen e floririt, një 26-vjeçareje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Qarku Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. T., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, 2 shtetas, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për dy 16-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë shpërndarë foto të një 16-vjeçareje, në rrjetet sociale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit T. Z., 50 vjeç, banues në Pogradec, E. Ç., 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe dhe P. B., 35 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Pogradec/Më datë 04.12.2025, ka kallëzuar shtetasi T. Ç., 48 vjeç, banues në Pogradec (punonjës policie në IEVP Drenovë) se gjatë kohes që nuk ka patur njëri në banesë, i kanë vjedhur armën e shërbimit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Korçë/Më datë 04.12.2025, në lagjen nr.17, në ambientet e një farmacie, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi G. Gj., 78 vjeç, banues në Korçë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Reagim
Në lidhje me një video të postuar në media, për një aksident në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Leshnicë”, ku ka qenë prezente dhe një patrullë e qarkullimit rrugor, e planëzuar me shërbim në këtë aks, sqarojmë se:
Aksidenti ka ndodhur më datë 16.11.2025, rreth orës 13:30. Punonjësit e Policisë Rrugore që kanë qenë me shërbim në këtë aks rrugor kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe kanë ndëshkuar me masë administrative, në zbatim të pikës 4 të nenit 147 të Kodit Rrugor, drejtuesin e automjetit që ka shkaktuar aksidentin, pasi nuk ka mbajtur distancën e sigurisë me mjetet e tjera.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 43 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Q., 29 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin me të cilin lëviznin, u gjetën sasi lënde narkotike Kokainë që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka falsifikuar nënshkrimet e 2 shtetasve, në një akt shitblerjeje të një pasurie në fshatin Moravë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë, janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hunter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.
Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me automjet, me armë me vete, njëri prej tyre i dënuar më parë për krime kundër personit.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hunter”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:
I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi I. D. dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi B. Xh.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, gjatë 48 orëve të fundit
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. Sh., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit T. K., 56 vjeç, dhe Nj. K., 53 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shtetasin A. M..
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. K., 20 vjeç dhe A. V., 22 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën sasi të vogla lëndësh narkotike, përkatësisht Cannabis Sativa dhe Kokainë, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Më datë 04.12.2025:
-kallëzoi shtetasi E. S., se i kishin vjedhur targat e automjetit të parkuar në lagjen nr. 17. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-u gjet trupi i pajetë i shtetasit T. B., 61 vjeç, në banesën e tij në fshatin Çizmeli, Shijak. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
