Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Dynamic”.
Arrestohen 2 shtetas që vidhnin biçikleta, në zona të ndryshme të Tiranës.
Sekuestrohen 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës, bazuar në inteligjencën informative për dy shtetas që vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dynamic”.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit F. T., 34 vjeç, dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta 2 shtetas dyshohet se kanë vjedhur biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas i kanë shitur. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. P., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti tip “Benz” që drejtonte është përplasur me automjetin tip “Land Rover” me drejtues shtetasin M. Xh. dhe me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. H., dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me 43-vjeçarin, shtetasi K. P., 20 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja P. Dh., se që prej datës 02.10.2024, ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin Dh. Dh., 31 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij.
Gjithashtu, në këtë komisariat ka bërë kallëzim shtetasja R. B., se që prej datës 23.09.2024, ka humbur kontaktet me babanë e saj, shtetasin E. B., 62 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, afër rrethrrotullimit të Omones, shtetasi S. K., 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Sh. T., 60 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasin A. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Plyk, pasi nga kontrolli fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestoi shtetasin E. Rr., 37 vjeç, banues në Fier, pasi nga këqyrja e celularit të tij u konstatuan faqe që shërbejnë për lojëra fati, si dhe foto të biletave sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia Rrugore arrestoi shtetasin D. Gj., 54 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. G., 38 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-K. S., 31 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar vuri në pranga shtetasin A. Ç., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin O. Xh., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël Cannabisi.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 25 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, është përplasur me 2 automjete të tjera, me drejtues përkatësisht shtetasit F. K., 56 vjeç dhe D. B., 47 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi D. B. dhe 3 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 25 vjeçe, A. L., 30 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, pasi dyshohet se 25-vjeçarja iu ka ofruar 2 shtetasve, marrëdhënie seksuale, në këmbim të një shume parash.
-Ditën e djeshme, në lagjen “Shënkoll”, punonjës që po kryenin rikonstruksionin e një banesë aktualisht të pabanuar, në pronësi të shtetasit G. L., kanë gjetur 1 armë zjarri (të ndryshkur), e cila u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Punohet për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale poseduesin e armës.
-Ditën e djeshme, në malin Valmar, shtetasin N. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë, dyshohet se e ka zënë poshtë 1 pemë të cilën ky shtetas po e priste me motosharrë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 73 shtetas, konkretisht: 14 shtetas janë vënë në pranga, 55 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste– 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste- 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i shpallur në kërkim për krim në këtë fushë, është ndaluar.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të veprës penale “Kalimi i kundërligjshëm i kufirit shtetëror”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të prishjes së qetësisë publike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të proceduar vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të proceduar shpallur në kërkim;
-1 rast i posedimit pa leje, të armës së zjarrit, me autor/ë të paidentifikuar;
-1 rast i shpërdorimit të detyrës, për të cilin vijojnë hetimet, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve;
-nga 1 rast i veprave penale “Mashtrimi”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vetëgjyqësia”, “Dhunimi i banesës”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Për 1 rast të mëparshëm të krimeve kibernetike, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.